Kylie Jenner dhuron 1 milion dollarë për të infektuarit me koronavirus

Lexo edhe

E gjithë bota i ka kthyer sytë tek koronavirus, që shkaktuar vdekje ne të gjithë botën.

Njerëzit e pasur kanë dhuruar para për të gjetur kurën, për të blerë pajisje mjekësore dhe për të rregulluar spitalet. Një gjest të tillë ka bërë edhe Kylie Jenner, e cila njihet për bamirësitë që bën.

Mësohet se 22 vjeçarja ka bërë donacion për spitalet në Los Angeles, aty ku po qëndron një numër i madh të infektuarish. Kylie ka dhuruar 1 milion dollarë, megjithatë ndihmën e saj ajo nuk ka dashur ta bëjë publike. Por, doktoresha e Kylie nga gëzimi e ka ndarë lajmin me të gjithë.

Ajo e ka cilësuar gjestin si të jashtëzakonshëm, pasi në këtë periudhë çdo ndihmë sado e vogël është shpresë.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *