Ky është inkuizicion ndaj modelit më të mirë të shkollës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky është inkuizicion ndaj modelit më të mirë të shkollës

16:40 | 11/11/2020
në Kryesore
0

Nga Mentor Kikia

Prokuroria e Shqipërisë ka nisur një hetim për “pastrim parash” ndaj rrjetit të shkollave “Turgut Ozal” në Shqipëri. Sipas dyshimeve, investimet janë më të mëdha se të ardhurat. Por, avokati i shkollave, ndërsa bëri një padi ndaj policisë, foli për shantazh, kontrolle të shuma, bastisje dhe turma policësh që mësyjnë në ndërtesa bashkë me kontrollorët. Këtë sjellje harbute të shtetit tonë, kur do të të bëjë gropën, ne e njohim shumë mirë.

Unë nuk e di se nga i merr paratë dhe çfarë investimesh ka bërë ky rrjet shkollash. Por, unë dhe shumë të tjerë këtu, dimë që kjo është shkolla më cilësore në Shqipëri. Përfaqësuesit dhe shpesh fituesit e olimpiadave në Shkencat e Natyrës, në nivel rajoni, janë nga kjo shkollë. Sot, kur në shkollat tona e gjithë puna është përqëndruar tek mbajtja e maskave, në këtë shkollë po bëhet seleksionimi i nxënësve për olimpiadat e Matematikës, Fizikës dhe Kimisë (foto e mëposhtme, e datës 20 tetor 2020).

Read more

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

Por, shteti e ka vënë në rreth për ta mbyllur. Me gjasë, pas urdhërit që erdhi nga Ankaraja, për të shfarosur të gjithë sistemin arsimor që kishte mbjellë Fetullah Gylen.

Shkollat e “Turgut Ozal” janë sot investimet më serioze në arsimin në Shqipëri. Ne nuk e dimë sa reale janë dyshimet. Por, taborrët e policëve që shkojnë të marrin dosjet nuk justifikohen kurrësesi. Por, ta zëmë se aty janë pastruar para. A kam të drejtë unë të them: Po në djall! Edhe në qofshin paratë e vetë Pablo Eskobarit, kur ndërtojnë shkolla, me standardin më të lartë, si ndërtesa e cilësi mesimdhënieje, le ta bëjnë (Ju lutem lëreni mënjanë shprehjen se para ligjit janë të gjithë njësoj).

Prokuroria, sikur ta niste hetimin për pastrimin e parave nga pallatet, rezortet turistike, kazinotë e të tjera, nuk do të bënte keq. Jo më larg se një muaj më parë, FMN dha alarmin e pastrimit të parave në Shqipëri, përmes ndërtimeve, por asnjë se lëvizi gishtin. Ne mësojmë se dikush është “biznesmen i madh” ndërtimesh, ose kur e vrasin, ose kur vret dikë për pazare droge apo prostitutash.

Në një vend ku ekonomia ka pluskuar mbi fekale informaliteti dhe krimi, shteti është lëshuar t’i vërë kyçin një shkolle. Nuk është rezort turistik, as kazino, as hotel, as stadium, nuk është fabrikë konservash që i mbush me kokainë, por është SHKOLLË.

Ndërsa luftojmë të përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies, po i vihet kyçi një shkolle model në këtë drejtim.

Ndërsa qeveritarët tanë krenohen në TV edhe kur lyejnë një shkollë me bojë, këtu po i vënë kyçin shkollave më infrastrukturën më të mirë edhe në rajon.

Unë mund të mbështes mbylljen që iu bë nja dy medreseve, të cilat mund të konsiderohen si të dyshimta për çështje radikalizmi, por jo të shkollave, jo këtij modeli. Kjo është pasqyra, ku ne duhet të vëmë arsimin tonë të shikojë veten.

Im bir dështoi të futej në atë shkolle vite më parë dhe unë mërzinë e ktheva në respekt për standardin e sj. Ndërsa sot nuk dua të hesht dhe i ftoj të gjithë të mos heshtin. Nuk dua të ndez cigaren në turrën e druve që djeg një shkollë. Dhe shkatërrimi i një shkolle është inkuizicion.

Etiketa: Fetullah GylenharbuteKy është inkuizicion ndaj modelit më të mirë të shkollëspastrim parashrrjet shkollashshkolla “Turgut Ozal”

Të Lidhura

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

nga 27
18:59 | 04/06/2026
0

Teksa kanë nisur marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, për të vijuar para Kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur në kor për...

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

nga 27
17:13 | 04/06/2026
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

nga 27
16:57 | 04/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Bilanc i frikshëm i Covid-19/ 11 qytetarë humbin jetën, qindra raste të reja infektimi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

18:59 | 04/06/2026
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

16:57 | 04/06/2026
Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

16:47 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –
  • Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –
  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com