Personi në foto, është autori i vrasjes së rëndë pasditen e sotme në Sarandë. Xhenalo Tarja, 24 vjeç goditi me thikë për vdekje 41-vjeçarin Klodian Bakiu.
Policia bën me dije se sherri nisi për parkimin rreth orës 18:30 në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Tashmë forcat policore janë vënë në ndjekje të autorit. Këtë pasdite, pas orës 18:00, pushuesi Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë pas shpine, pas sherrit të nisur.
I plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes.