Kuzhina shqiptare po lë pa fjalë zviceranët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuzhina shqiptare po lë pa fjalë zviceranët

11:30 | 29/01/2018
në Shqiperi
0

Kuzhina shqiptare po lë pa fjalë edhe zviceranët. Atë e gjen të hapur për drekë dhe darkë gjatë gjithë vitit. Ky është restoranti që të ofron kuzhinë me ushqime tradicionale shqiptare dhe zvicerane të gatuara në mënyrë të përkryer nga kuzhinierët në “Feedy’s” në Regensdorf.

Aty punon një ekip profesional në kuzhinë, duke përfshirë dhe shërbimin, do të ju garantojë një përvojë unike të ngrënies, thotë pronari i ri, Fidan Cikaj, me rrënjë nga Hasi i Kosovës.

Restoranti ka marë emrin “Feedy’s” ngase kështu dëshironte Fidani. Ky në fakt është psedonimi i tij dhe njëherësh ëndrra që ai e bëri realitet në moshën 26 vjeçare. Pasioni dhe dëshira për të gatuar e ka përcjellë Fidanin qysh me kohë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Një traditë njëzetvjeçare

Ka më shumë se 20 vite që Cikajt nga Hasi ushtrojnë biznesin e tyre në gastronomi në Zvicër. Në Olten babai i Fidanit, Gzim Cikaj kishte një furrë buke ku punoi për 17 vite duke furnizuar shitoret në pothuajse  gjysmën e Zvicrës me bukë Kosove. Më shumë se 200 shitore janë furnizuar me bukë nga furra e familjes Cikaj. Në të njëjtën kohë ata kishin edhe një imbis, qebaptore në Olten SO derisa vendosën përfundimisht pas 17 viteve të shpërngulen në Regendorf të Cyrihut duke zgjeruar biznesin e tyre në restorantin “Feedy’s”.

“Feedys” është biznes familjar me të cilin merret e tërë familja Cikaj, por varësisht nga nevoja ata detyrohen të marrin deri 10 punëtorë.

Gjatë gjithës ditëve të javës restorantin e frekuentojnë me qindra vizitorë shqiptarë dhe zviceranë ndërsa gjatë fundjavës numri i tyre rritet në më shumë se 1 mijë vizitorë, bën një bilanc Fidani. Ai  thotë më tutje se restoranti ka kapacitet për të sherbyer ushqime për 120 persona përnjëherë.

Ja si mësohen  zviceranët me shijen e “pasulit” e të qebapëve

Duke dashur t’i përshtaten rrethit, për shkak se restoranti gjendet në zonën industriale të Regensdorfit, stafi ka kombinuar gjatë drekës menynë shqiptare me një meny zvicerane. Kjo ka rezultuar me rritjen e numrit të porosive për meny shqiptare si grosha, qebapa, byreku etj., për shkak se me gatimet shqiptare janë mësuar edhe zviceranët.

“Vijnë bashkë me kolegët e tyre shqiptarë edhe shikojnë se ata hanë ushqime tjera dhe kështu provojnë të njëjtën meny. Pastaj herën tjetër heqin dorë nga menyja ditore e zakonshme për një `pasul` apo byrek. Zviceranët e quajnë pasulin “Bohnensuppe”, thotë 30 vjeçari Fidan Cikaj.

“Mikpritja, pastërtia dhe kualiteti i ushqimit kanë bërë që dita ditës vazhdimisht të rritet numri i vizitorëve”, thotë i bindur gastronomi shqiptar dhe tregon se janë të specializuar edhe për të siguruar ushqime me porosi për evente dhe ahengje familjare.

Përveç kësaj edhe yjet e estradës shqiptare shpesh mblidhen në restorantin Feedy’s.

Po bëhen 5 vite kur filluan me “Feedy’s” në Regensdorf ndërsa tani Fidani po bën plane për një sallë dasmash që do të bëhet realitet shumë shpejt.

“Feedy’s” i mëson zviceranët ta duan kuzhinën shqiptare

Etiketa: fidan cikajkuzhinepasulZvicër

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kina krijon “pastruesin më të madh të ajrit në botë” për të luftuar ndotjen

Kina krijon "pastruesin më të madh të ajrit në botë" për të luftuar ndotjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

18:33 | 15/03/2026
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

18:05 | 15/03/2026
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

17:41 | 15/03/2026
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

17:17 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –
  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –
  • Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –
  • Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –
  • Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com