Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një letër kryetares së ONM-së, Xhenovefa Ruiz Calavera, e cila po monitoron listën e kandidatëve për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.
Kuvendi njofton Calaverën se pas verifikimeve ka rezultuar se disa prej kandidatëve të Avokatisë kanë mungesë dokumentacioni, për sa u përket vërtetimeve të gjendjes gjyqësore.
Disa prej kandidatëve nuk kanë dorëzuar liçencën e ushtrimit të profesionit, disa të tjerë nuk kanë dorëzuar vërtetimin nga tatimet.
Gjithashtu kuvendi njofton se kandidatët kanë 5 ditë afat për të plotësuar dokumentacionin.