Kuvendi i RMV-së shkarkon dy ministra shqiptarë, ja arsyeja – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i RMV-së shkarkon dy ministra shqiptarë, ja arsyeja –

09:36 | 10/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premten në mesnatë dy ministra të Qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shiptarët (ASH) pasi kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar – Lidhja Evropiane për Ndryshim. Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, ka rezultuar me tensione e polemika të shumta mes partive në pushtet dhe opozitë.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka thënë se “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare”.

Qeveria teknike, që ka mandat 100 ditë për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka në përbërjen e saj edhe opozitën maqedonase të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja. Ministri i shkarkuar, Fatmir Mexhiti akuzoi partitë në pushtet se “shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike” dhe se pas kësaj, sipas tij, qëndron partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Shkarkimi i ministrave vjen dhjetë ditë pas formimit të Qeverisë teknike, më 28 janar. Në vend të tyre, të hënën, më 12 shkurt, pritet të emërohen Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë dhe Naim Bajrami si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike. Seanca ishte thirrur nga kryeministri Talat Xhaferi, pasi një komisioni partiak i Aleancës për Shqiptarët (ASH), që është pjesë e Qeverisë teknike, propozoi shkarkimin e dy ministrave të saj.

Vendimi është marrë pasi dy ministrat dolën publikisht në mbështetje të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për të kaluar në opozitë.

Por, kjo kishte nxitur reagim te një pjesë e partisë që udhëhiqet nga ish-kryetari i saj, Ziadin Sela, kryetar aktual i Kuvendit të kësaj partie.

Ai për të shtunën, më 10 shkurt, ka thirrur Kuvendin për të konstatuar përgjegjësinë, por edhe fillimin e procedurës për shkarkim të Taravarit nga partia.

Por, Taravari ka thënë se Sela nuk e ka mbështetjen e kuvendarëve, pasi shumë prej tyre i kanë dhënë mbështetje qëndrimit të tij për të bërë koalicion me opozitën.

Përçarja në ASH është reflektuar edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Seanca ka nisur me tre orë vonesë pasi partitë në pushtet nuk arrinin të siguronin numrin e nevojshëm të deputetëve për nisjen e saj, që u dëshmua edhe me votimin, i cili rezultoi me shumicë të thjeshtë prej 62 deputetësh.

Read more

SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

Zgjimi qytetar në Shqipëri ka thyer magjinë e pathyeshmërisë që rrethonte sundimin e Ramës –

Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt –

Të Lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

nga 27
09:51 | 10/06/2026
0

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për shqyrtimin e kërkesës së ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për shuarjen e masës së...

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

nga 27
09:33 | 10/06/2026
0

Një grup kriminal që shiste armë zjarri, është goditur nga Policia në Tiranë. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër...

Zgjimi qytetar në Shqipëri ka thyer magjinë e pathyeshmërisë që rrethonte sundimin e Ramës –

Zgjimi qytetar në Shqipëri ka thyer magjinë e pathyeshmërisë që rrethonte sundimin e Ramës –

nga 27
09:07 | 10/06/2026
0

Ish drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj ka komentuar protestat masive të qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi...

Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt –

Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt –

nga 27
08:55 | 10/06/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi i është përgjigjur me kërcënime të reja nga Washingtoni, pasi SHBA-të nisën sulme...

Para
Policia jep detaje për ngjarjen që tronditi Kurbinin: Po hetojmë në… –

Policia jep detaje për ngjarjen që tronditi Kurbinin: Po hetojmë në… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

09:51 | 10/06/2026
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

09:33 | 10/06/2026
Zgjimi qytetar në Shqipëri ka thyer magjinë e pathyeshmërisë që rrethonte sundimin e Ramës –

Zgjimi qytetar në Shqipëri ka thyer magjinë e pathyeshmërisë që rrethonte sundimin e Ramës –

09:07 | 10/06/2026
Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt –

Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt –

08:55 | 10/06/2026
“Shqipëri e re”! Sot protesta e 11-të, mijëra qytetarë në shesh kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi –

08:25 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –
  • Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –
  • Zgjimi qytetar në Shqipëri ka thyer magjinë e pathyeshmërisë që rrethonte sundimin e Ramës –
  • Largohu nga rajoni ynë nëse do që të jesh i sigurt –
  • “Shqipëri e re”! Sot protesta e 11-të, mijëra qytetarë në shesh kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi –
  • Këmbimi valutor 10 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK i shtoi akuzat, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –
  • Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, arrestohen 4 persona (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com