Kuvendi i Kosovës voton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi i Kosovës voton projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

15:04 | 04/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Me 72 vota për dhe asnjë kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Ky projektligj, i cili shndërrohet në ligj pas dekretimit të presidentit të Kosovës, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2021, përjashtimisht disa dispozitave që do të jenë të vlefshme deri në vitin 2028.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se Ligji për rimëkëmbje ekonomike krijon një momentum të ri në Kosovë.

Read more

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

“Jemi plotësisht të përgatitur që të fillojmë zbatimin e këtij ligji menjëherë, pasi që janë bërë përgatitjet nëpër ministri përkatëse, në Trustin e Kursimeve Pensionale, në mënyrë që para vitit të ri, pjesa më e madhe e këtyre fondeve të futen në ekonomi dhe buxhetin e familjes, me shpresë që në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të shpërndajmë këtë pjesë dhe të kthehemi në normalitet në mesin e vitit të ardhshëm”, tha Hoti.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomikenuk është përkrahur nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje. Deputetët të kësaj partie kanë kritikuar Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, pasi që, sipas tyre, nuk do të sjellë rimëkëmbje ekonomike në vend.

“Nëse duam të shohim se çfarë rimëkëmbje ekonomike mund të bëjnë këta (LDK dhe PDK), mjafton t’i lëshohet një sy ndërmarrjeve publike, shikoni në çfarë gjendje i kanë sjellë dhe pastaj mendoni se a me të vërtetë do t rimëkëmbin ekonominë. Këto ndërmarrje duke filluar nga Telekomi e Trepça po përfundojnë me llogari bankare të bllokuara se nuk kanë para as pagat t’i paguajnë”, tha Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosjes.

Përfitojnë bizneset dhe qytetarët

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, fillimisht shprehu keqardhje për vonesën nga qeveria që nuk ka arritur ta adresojë këtë çështje jetike për qytetarët e Kosovës dhe ekonominë e vendit.

“Ligji që sot e kemi, nuk është ligj për votuesit e një subjekti apo tjetrit politik, është ligj për të gjithë qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Nga ky ligj përfitojnë bizneset, numri i të cilave mund të jetë mbi 50 mijë biznese. Si rezultat i granteve, nga kjo përfitojnë dhjetëra të punësuar në sektorin privat që i kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë”, tha Hamza.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se me këtë projektligj, rreth 600 milionë euro do të kalojnë te qytetarët e Kosovës.

“I kemi dhënë përkrahje këtij projektligji. Është e vërtetë se kemi pasur pengesa nga Lista Serbe, por LDK, PDK, Nisma po e dëshmojnë që kur është në interes për qytetarët të kalojë një ligj që është i rëndësishëm”, tha Haradinaj.

Çka parasheh projektligji i votuar

Qëllimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike është plotësimi dhe ndryshimi i disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ky projektligj ka paraparë që kontributpaguesit të mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Sipas projektligjit, deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 për qindëshit nga kontributpaguesi, Qeveria e Kosovës ta kompensojë atë brenda pesë vjetëve të ardhshme.

Projektligji parasheh themelimin e një fond i veçantë, i cili do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Sipas këtij projektligji, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të papunë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës.

Po ashtu në bazë të projektligji do të themelohet granti në shumë prej 200 milionë eurosh, për ndihmë direkte financiare bizneseve, të cilat kanë vështirësi funksionimi si rezultat i ndikimit të COVID-19.

Qeveria e Kosovës do të lirojë nga TVSH-ja lëndën e parë e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka paraparë që Fondi Kreditor Garantues i Kosovës, (FKGK) të autorizohet që të lëshojë garanci kreditore me përqindje të mbulesës nga 50 deri në 80 për qind.

Po ashtu, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministria e Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve deri në dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kriteret për shtyrjen e afateve përcaktohen nga Ministria e Financave në Qeverinë e Kosovës.

Për bizneset që nuk arrijnë të bëjnë pagesën e deklaratës tatimore, nuk shqiptohet ndonjë ndëshkim, me kusht që pagesa bëhet në tremujorin e parë të vitit 2021.

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 kanë pasur efekte negative në ekonominë e vendit.

Humbjet e bizneseve konsiderohen të jenë rreth një miliard euro, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës./REL

Etiketa: kosoverimëkëmbja ekonomike

Të Lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

nga 27
22:49 | 20/12/2025
0

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

nga 27
22:27 | 20/12/2025
0

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari...

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

nga 27
22:21 | 20/12/2025
0

Tottenham pësoi humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë, teksa kartoni i kuq i...

Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

nga 27
22:13 | 20/12/2025
0

Përballje interesante ishte kjo e sotmja mes Burnley dhe Bournemouth, e cila u mbyll me barazim, me rezultatin 1-1, dhe...

Para
Rasti i veçantë në Shqipëri: U dyshua për tumor, pacientit i gjenden 300 larva në vesh (film)

Rasti i veçantë në Shqipëri: U dyshua për tumor, pacientit i gjenden 300 larva në vesh (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com