Mazhoranca dhe opozita vazhdojnë negociatat, ka ende ndarje në disa pika të akteve nënligjore
Ligji për dekriminalizimin është përfshirë në rendin e ditës të punimeve të seancës së sotme kuvendore. Kryetari i Kuevndit Ilir Meta, hodhi në votë propozimin e PD-së për këtë çeshtje, i cili u miratua nga të dyja palët.
Ndërkohë seanca është ndërprerë pasi PD ka kërkuar mbledhjen e grupit parlamentar. Ndërsa mazhoranca dhe opozita po vazhdojnë negociatat për të arritur konsensus për disa çështje që ende ka ndarje s ai përket akteve nënligjore për ligjin e dekriminalizimit.