Kush tha se 17 maji ka dështuar?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush tha se 17 maji ka dështuar?!

11:59 | 14/09/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Skënder Minxhozi

Në fakt, ai që e deklaroi këtë të martën në podiumin e parlamentit, ishte njëri ndër deputetët më të “rinj” të legjislaturës: kreu i opozitës Lulzim Basha. Megjithatë, kur vjen puna tek ajo që ka ndodhur në Shqipëri pas datës 17 maj 2017, zotit Basha i duhet zënë besë gjithnjë e më pak dhe gjithnjë e më me kujdes.

Nëse vrasim mendjen dhe kthejmë kokën pas në historinë politike të parlamentit shqiptar, do të vërejmë se nuk ka patur ndonjë start qeverie më të qetë, më “anonim” dhe më të parashikueshëm sesa ky i kabinetit Rama 2. Seancë pyetjesh pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe të opozitës, protesta të premtuara kundër zgjedhjes së kreut të Kuvendit, por më pas të parealizuara (si shumë kërcënime të tjera të Lulzim Bashës në muajt e fundit), sjellje e relaksuar dhe tallëse kryeministrit me kundërshtarin dhe mbi të gjitha, “piskama” e munguar e ish-kryeministrit Berisha, e cila është në fakt gjurma e vërtetë e gishtave të këtij parlamenti, prej kohësh që s’mbahen mend.

E gjitha kjo që duket se (s)po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, të sjell ndërmend talljet e ironinë e asaj pjese të politikanëve demokratë që mbetën jashtë listave zyrtare të zotit Basha, e që bëjnë oponencën ndaj tij çdo ditë, sa në rrjetet sociale, sa në media. Është një tallje, e cila ka për epiqendër akuzën e gjithëpranuar, se mes Ramës dhe Bashës ka patur dhe vazhdon të ketë një akord të heshtur, i cili e ka zanafillën në zyrat e Kuvendit në 17 maj e që vazhdon sot e gjithë ditën, t’i japë formë, ngjyrë dhe shije jetës politike shqiptare. Por që mbi të gjitha, vazhdon ta mbajë në përgjumje të dhunshme vetë PD.

Lulzim Basha deklaron solemnisht se marrëveshja e 17 majit ka dështuar për shkak të rezultait të 25 qershorit. Ka vetëm pjesërisht të drejtë. Ka dështuar projekti i qeverisjes me bazë të gjerë, i qeverisë së dy partive të mëdha. Ka rënë precedenti austro-gjerman, nëse mund ta quajmë kështu. Por, atë natë të mistershme, në zyrat e Metës u përgatit jo vetëm kurthi fatal ndaj vetë atij, por mesa po shihet gjatë gjithë këtyre muajve, edhe një diçka e re, si punë projekti, paqeje, bashkëjetese apo quajeni si të doni. E vërteta është se Shqipëria politike nuk është më e njëjta që nga ajo datë. Zgjedhje të përgjumura, verë e nxehtë pa opozitën në skenë dhe mesa shihet, edhe një sezon i ri politik me partinë më të madhe të pakicës, që refuzon të pyesë qeverinë për programin e drejtimit të vendit. Me fjalë të tjera, që refuzon të bëjë opozitën! Një opozitë që nuk flet për programin e kundërshtarit, por për krimet e komunizmit dhe teserën e vyshkur të Gramoz Ruçit, është thjesht në krizë idesh dhe identiteti!

Marrëveshja e 17 majit qe një ndër zhvillimet më pozitive që mundi të prodhonte paradoksalisht njëri nga momentet më të nxehta politike të viteve të fundit. Ajo marrëveshje prodhoi një normalitet elektoral që solli qetësi dhe rregull në fushatën elektorale dhe procesin e mëvonshëm. Çmimi i asaj marrëveshje ishte rrënimi i Partisë Demokratike. Një “detaj” ky që sot e ka shbalancuar totalisht skenën politike, ku një parti në pushtet nuk ka më praktikisht asnjë pengesë në konsumimin e qetë të mandatit të ri katërvjeçar. Dhe kjo nuk është parimisht një gjë e mirë. Opozita i duhet vendit si ajri. Por, nëse PD vazhdon të endet në kalvarin e mazokizmit të saj të brendshëm, edhe dita kur demokracisë shqiptare do t’i kthehet funksionimi fiziologjik normal, do të jetë e largët. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, thotë proverbi. E pra, nëse është kështu, punët kanë nisur keq…

Etiketa: akordepiqendërFillimi i mbarë është gjysma e punësKush tha se 17 maji ka dështuar?!Kuvendi i ShqipërisëlegjislaturëoponencëSkënder Minxhozizanafillë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
“Irma” shumë afër për të goditur Floridën

“Irma” shumë afër për të goditur Floridën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com