Kush po luan me shkrepse – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush po luan me shkrepse –

13:42 | 20/04/2023
në Uncategorized
0

Nga Andi Bushati

Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, duke gjëmuar për domosdoshmërinë e rinovimit të opozitës, në terren ndodh e kundërta, punohet sistematikisht për asgjësimin e saj. Ajo që ngjau të mërkurën është përtej kufirit të çdo imagjinate. KAS, i njohur si Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, mori vendim se Sali Berisha nuk ka të drejtë të jetë kryetar i koalicionit që ai drejton, “Bashkë fitojmë”. Ndonëse anëtarët e këtij koalicioni e dërguan edhe me shkrim vullnetin e tyre se kë kishin zgjedhur për prijës, vendimi u shpall se ky rol i takonte Ilir Metës.

Kjo i ngjan atyre anekdotave të kohës së komunizmit, kur nëse dikush kishte rënë në dashuri dhe kërkonte të martohej, lagjja e pranonte, po i jepte një burrë tjetër. Ndryshimi është se fatkeqin e atëhershëm e kishte shpallur me biografi të errët partia, ndërsa këtë të tanishmin, Amerika.

Për t’u bërë më seriozë, ndonëse në këto kushte është pothuajse e pamundur, vendimi i djeshëm shpjegohet lehtë. Edi Rama dhe palaçot që ai ka emëruar si opozitarë, kanë nisur fushatën nën pretendimin se Sali Berisha po shpie votat e demokratëve tek një njeri që i ka tradhtuar disa herë këta të fundit. Dhe për këtë qëllim politik, KAS u investua që në fletën e votimit të shkruhet emri i Metës, me shpresën se në 14 maj dikush do bjerë pre e kësaj propagande banale. Pra, arbitrit e zgjedhjeve u sollën thjesht si zara të interesave meskine të kryeministrit.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm. I gjithë sistemi po sillet po njësoj. Fillimisht Gjykata e Apelit e Tiranës, me një vendim të paprecedent, duke pranuar si palë në gjykim Alibeajn, që nuk qe i tillë, vendosi t’i marrë vulën Berishës. Kështu u vendos se PD i takonte Lulzim Bashës pasi ky qe ende i regjistruar në gjykatë si kryetar. Por Basha ishte zhdukur dhe gjithë dynjaja e dinte se qe dorëhequr para një viti. Për këtë u shpik një letër e falsifikuar, sikur që në mars 2022, Basha e kishte ditur se presidenti Begaj (atëherë nuk qe emëruar ende) do shpallte zgjedhje lokale këtë 14 maj. Ai mandatoi Alibeajn. Dhe në bazë të kësaj paçavureje, gjithë sistemi vendosi se PD i takonte Enkelejdit, si trashëgimtar i Lulit.

Por ndonëse u bë parti me vulë, qesharak në maksimum, Alibeaj nuk e luajti dot rolin e opozitës false që prish punë. Ai dështoi të nxirrte kandidatë në mbi dy të tretat e bashkive ku duhet të konkurronte. Prandaj, atij iu ngarkua një detyrë edhe më turpëruese. Të ankimohej në KAS. Pra, ndonëse i kishin dhënë vulën e partisë, ku dihej botërisht se shumicë qe Berisha, ai nuk duhet ta lejonte këtë të fundit të qe as prijës i koalicionit të ri që themeloi me Metën. Alibeaj u bind dhe “arbitrat” e zgjedhjeve e vendosën.

Kjo kronologji e shkurtër e një manipulimi sistematik, nuk ka për qëllim të argumentojë një të vërtetë që e di gjithkush, atë të dënimit me vdekje të opozitës, as të nxjerrë në pah çmendurinë e një gare, ku Edi Rama bën fushatë me gojë dhe me spote kundër Saliut dhe Ilirit, kurse në letra, me financim, komisionerë dhe kohë televizive ka caktuar për rival “fake” Enkelejdin. Ajo nuk synon as të bindë ndokënd se të gjitha trupat e ndërmjetëm, që duhet të jenë të baraslarguar në zgjedhje, janë shndërruar në vegla të një njeriu të vetëm.

Këtu ka një problem më të madh, etik dhe moral. Sepse në një kohë që sistemi punon si sahat zviceran për të asgjësuar çdo kundërshtar real të regjimit, ne kemi intelektualë që kanë luksin të luajnë me shkrepëse- për të perifrazuar një varg të famshëm të Prevert- duke predikuar se problemi më i madh i vendit është rinovimi i opozitës, pa u merakosur se kështu po kontribuojnë për t’i vënë flakën demokracisë.

Duhen hapur sytë, ky mekanizëm vrastar që është konsoliduar, nuk ka qëllim të asgjësojë vetëm politikanin non-grata, apo atë të kapur me bllok në dorë, por edhe Arlind Qorin, Endri Shabanin, madje dhe Bashën apo Alibeajn, nëse ata do të vendosnin një ditë të ishin kundërshtarë të vërtetë. Kjo bandë KASistësh, që ka zaptuar çdo institucion, kur e bën njëherë, është në gjendje ta shkelë gjithmonë ligjin në çdo rast që ia kërkon Edi Rama. Ata janë të pa ndjeshëm ndaj moralitetit, të lartë apo të ulët të viktimës, atë janë thjeshtë të verbër karshi padronit.

Prandaj, problemi kryesor në Shqipëri nuk është rinovimi i opozitës, por denoncimi intelektual dhe veprimi praktik kundër kësaj bande. Nëse këtë tabor nuk do e shqetësonin të vjetrit, të konsumuarit, të delegjitimuarit, Berisha dhe Meta, ata nuk do zhysnin llërët në krim, për t’i penguar ata.

Puna prioritare është të frenohen këta vrasës me pagesë shtetërore. Të kthehet barazia para ligjit për këdo, madje dhe për ata që ne i dyshojmë si të pa ndershëm e fajtorë. Ky qëndrim do të thotë të jesh i pastër moralisht dhe koherent intelektualisht. Ndërsa, mes kësaj katrahure, të kërkosh gjilpërën në kashtë, nuk bën gjë tjetër veçse luan me shkrepëse, pa pasur gajle se shkrumbon gjithçka.

Këtë rol kanë marrë përsipër sot shumëkush që gdhihet dhe ngryset me shqetësimin për pastërtinë e opozitës. E nëse rryma e tyre fiton, nuk do jetë çudi t’i shohim si normalitet ngjarje që ende sot na duken absurde, kur ti vendos të bësh parti, po kryetarin ta cakton shteti. Madje, madje ka rrezik nuk do të qeshim më as me anekdotat e asaj kohe, kur se me kë do martoheshe, e vendoste lagjja./LAPSI

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Komiteti Ekzekutiv i FSHF thërret Asamblenë e Përgjithshme, ja temat që do diskutohen –

Komiteti Ekzekutiv i FSHF thërret Asamblenë e Përgjithshme, ja temat që do diskutohen -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Posaçme vendos lirimin e dy administratorëve –

16:15 | 30/12/2025
Anuela s’i ndahet Vasil Jovanit, i jep edhe paratë e palestrës, 300 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë, ortak djali i kryebashkiakut Adriatik Zotka

16:07 | 30/12/2025
Drejtoresha e Migracionit Alma Bime në arrest shtëpie për kanosje dhe dëmtime prone –

15:59 | 30/12/2025
Sterilizimi/ Rjepaj mbetet nën masë sigurie, gjykata rrëzon argumentet për shëndetin –

15:41 | 30/12/2025
Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –

15:21 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Posaçme vendos lirimin e dy administratorëve –
  • Anuela s’i ndahet Vasil Jovanit, i jep edhe paratë e palestrës, 300 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë, ortak djali i kryebashkiakut Adriatik Zotka
  • Drejtoresha e Migracionit Alma Bime në arrest shtëpie për kanosje dhe dëmtime prone –
  • Sterilizimi/ Rjepaj mbetet nën masë sigurie, gjykata rrëzon argumentet për shëndetin –
  • Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve –
  • Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Posaçme vendos lirimin e dy administratorëve –
  • Anuela s’i ndahet Vasil Jovanit, i jep edhe paratë e palestrës, 300 MLN lekë me ofertën më të shtrenjtë, ortak djali i kryebashkiakut Adriatik Zotka

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com