Kush ndot mjedisin do të gjobitet me rreth 2 mln lekë, çfarë parashikon projektligji i ri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush ndot mjedisin do të gjobitet me rreth 2 mln lekë, çfarë parashikon projektligji i ri

17:41 | 29/07/2022
në Shqiperi
0

Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për Trajtimin e Integruar të Mbetjeve”, duke propozuar në këtë mënyrë rritjen e vlerës së gjobave. Në ligj parashikohet se për ndotësit e ambjentit dhe kush transporton mbetje në kundërshtim me ligjin do të përballet me gjoba të rritura.

Në draftin e ri të hedhur për konsultim publik thuhet se çdo person nuk diferencon mbetjet, i asgjëson ato në kundërshtim me ligjin, transferon mbetje pa dokumentacion apo transporton mbetje të rrezikshme në automjet do të marrë masë administrative. Gjoba për këto raste varion nga 1.3 milionë lekë deri në 1.95 milionë lekë, nga 1 deri në 1.5 milionë lekë që ka qenë deri më tani.

Nga ana tjetër dy muaj pas implementimit të ligjit për të ndaluar qeset plastike njëpërdorimshme, ministria propozon ashpërsim të gjobave. Për të gjithë ata persona që prodhojnë, importojnë, tregtojnë qeset e ndaluara do të gjobiten nga 650 mijë lekë deri në 1.95 milionë lekë. Aktualisht vlera e ndëshkimit është nga 500 mijë lekë deri në 1.5 milionë lekë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Po ashtu, të gjithë ata persona që janë krijues mbetjesh që i trajton ato jo në përputhje me ligjin, i transferon ato tek një person i paautorizuar, apo çdo person që angazhohet në transferimin e mbetjeve të rrezikshme dhe që nuk dërgon informacion në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit do të gjobitet nga 650 mijë lekë deri në 1.3 milionë lekë, nga 300 deri në 500 që kanë qenë gjobat në ligjin e vjetër.

Synimi i ashpërsimit të gjobave është ulja e ndotjes së mjedisit dhe djegies pa kriter të plehrave pranë zonave të banuara siç ka ndodhur në vitet e fundit.

Një tjetër ndryshim i parashikuar në projektligj është edhe ngritja e një strukture përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që kontrolli të mos jetë më në dorën e Inspektoratit të mjedisit.

 

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

“SPAK të hetojë Veliajn”, PD: Ndërtimi i Teatrit Kombëtar, korruptiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –

23:01 | 24/04/2026
Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

22:55 | 24/04/2026
Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –

22:15 | 24/04/2026
“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

“Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –

22:03 | 24/04/2026
Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –

Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –

21:51 | 24/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –
  • Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –
  • Njoftoi rritje të tarifave, One Albania vihet nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës –
  • “Nuk e dinim që ishte në Shqipëri” –
  • Kthesë në çështjen Nikulaj, Gjykata në Londër ndalon përkohësisht ekstradimin –
  • Aksident i rëndë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik në Elbasan–Cërrik, humb jetën një person, tjetri i lënduar –
  • Fshesa e Arbër Abazit 1.4 miliard lekë Tenderi fiktiv i Mariglen Dishës, “ALKO” me vetëm 1 kamion “pastron” Librazhdin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com