Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një vit më parë mbillte pemë në truallin e Fidanishtes së Universitetit Bujqësor, ndërsa sot jep lejen e ndërtimit të një shkolle në po të njëjtin truall.
Gjatë ditës së sotme studentët e këtij universiteti kanë dalë në protestë për të penguar punimet ndërsa janë penguar nga forcat e policisë. Protestës i janë bashkuar edhe pedagogët të cilët u bëjnë thirrje studentëve që nuk mund të ndërtohet pa Master Plan dhe kjo gjë po ndodh aktualisht me ndërtimin e shkollës.