Kush janë 9 shqiptarë më të kërkuar nga policia (Detajet) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush janë 9 shqiptarë më të kërkuar nga policia (Detajet) –

20:33 | 16/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kapja e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore e atyre të shpallur në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë një shqetësim për Shqipërinë pasi shumica prej tyre nuk janë kapur brenda territorit të vendit ndërsa ata që dyshohet se janë në Shqipëri, fotot e tyre thjesht vijojnë të jenë të afishuara në rastin më të mirë e në atë më të keq nuk janë të publikuara sepse faqja e policisë së shtetit nuk punon.

Behar Bajri është vetëm një i ekstraduar pas arrestimit në Francë. Dosja metamorfoza nxori se si grupet kriminale bashkëpunojnë me drejtësinë dhe përfitojnë prej saj e jo vetëm. Por mes të arrestuarve ka dhe nga ata të cilët nuk janë ekstraduar ende por dhe nga ata të cilët kanë përfituar nga mungesa e marrëveshjeve mes Shqipërisë për këtë çështje.

Laert Haxhiu i prangosur në Greqi e Gramoz Rexhepi në Turqi janë dy të shumëkërkuar të tjerë për të cilët Shqipëria shpresat i ka varur tek suksesi i procedurave të ekstradimit.

Ngritja e njësisë Fast me aq bujë në vitin 2019 thuajse nuk çoi asnjërin prej kësaj liste në pranga edhe pse krimet ndodhnin brenda territorit Shqiptar.

Bledar Jambelli ishte porositës i vrasjes së ish oficerit të policisë Artan Cuku në vitin 2017. Por edhe pse ndodhej në Shqipëri edhe pse krijoi kushtet për marrjen e jetës së Cukut ai sërish arriti të largohej në Greqi. Në shtetin fqinj u arrestua, por ekstradimi i tij dështoi.

E njëjta histori për një tjetër të shumëkërkuar si Jani Aliaj. Pasi kreu vrasjen në një nga zonat e frekuentuara të Tiranës u largua drejt Greqisë.

Altin Hajri është një tjetër emër i cili vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës. Bashkëpunëtori tjetër i tij, Gentian Funiqi edhe pse i arrestuar në Spanjë në vitin 2022 ende nuk ka shkelur tokën shqiptare për t’u përballur me drejtësinë.

Për Talo Çelën, grabitësin e miliona eurove në Rinas e të akuzuar për më shumë se 10 ngjarje kriminale, vijon një tymnajë informacionesh. Ajo që dihet, ‘’piloti’’ siç e quanin një pjesë e të arrestuarve të parave të Rinasit, është në kërkim.

Si Talo Çela edhe për Ervis Martinajn, i kërkuar nga drejtësia për operacionin ‘’Plumbi i Artë’’ ende nuk dihet asgjë. Mediat në Shqipëri vazhdojnë të hedhin pikëpyetje në lidhje me të nëse është vrarë zhdukur apo ka inskenuar gjithçka, pasi përplasja me grupet rivale po i eliminonte shokët dhe të afërmit njëri pas tjetrit.

Erjon Llapushi është një tjetër emër që renditet në listën e personave që Policia e Shtetit i konsideron si të kërkuarit më të rrezikshëm. Tetorin e vitit 2021 ai dhunoi për vdekje një kamerier në Elbasan. Gazmend Kurmaku, i tha se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar e Llapushi pas kërcënimeve e shtyu, ndërsa 50-vjeçari u përplas me kokë në një pjesë betoni e humbi jetën dy ditë më pas në Spitalin e Traumës.

Emri i Gëzim Çelës si baroni i drogës u përmend sërish këtë vit në operacionin e policisë së shtetit të koduar si ‘’Flakë në Det’’ ku u kapën lëndë narkotike, por jo ai që organizon trafikun.

I quajtur “fantazma”, për shkak se askush nuk binte në gjurmët e tij, 30-vjeçari Ibrahim Lici, prej kohësh vijon të jetë në arrati dhe duke iu shmangur drejtësisë që e akuzon për vrasje. Njësia Fast edhe pse kishte informacione se Lici mund të kishte udhëtuar drejt Turqisë nëpërmjet Kosovës sërish nuk mundi ta arrestojë deri kur humbi gjurmët në Stamboll. /A2cnn/

Read more

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 07/05/2026
0

Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë ndaj...

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

nga 27
22:58 | 07/05/2026
0

Ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të qarkut Durrës në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh gjatë...

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

nga 27
22:42 | 07/05/2026
0

Viktima Rexhep Ismaili, i cili u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e sotme, është kryetar i shoqatës “Çamëria” dega...

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

nga 27
22:32 | 07/05/2026
0

Ky që shihni në foto është Rexhep Ismaili, 66-vjeçari që u vra me plumb në kokë mbrëmjen e sotme në...

Para
Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, jo e papritur, ka pikëpyetje për zbatimin –

Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, jo e papritur, ka pikëpyetje për zbatimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –

23:26 | 07/05/2026
Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

22:58 | 07/05/2026
Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –

22:42 | 07/05/2026
Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –

22:32 | 07/05/2026
Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –

21:52 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –
  • Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –
  • Atentati/ Viktima Rexhep Ismaili, kryetar i shoqatës “Çamëria” i Sarandës –
  • Atentati në Sarandë/ Qëllohet me plumb në kokë pronari i karburantit, viktima 66 vjeç –
  • Sulm me thika në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezërit, në kërkim autorët –
  • Grushti i fortë e hodhi në tokë/ Zbardhet dinamika e sherrit mes Tchouameni dhe Valverde –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale –
  • Salianjin e respektoj për kontributet e tij në PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com