• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është ministrja e re? Aktivistja e Mjaft-it në krye të Ekonomisë

13:38 | 16/02/2016
në Shqiperi
0

 

E njohur si një njeri i afërt i kryeministrit, ajo shërbeu për  11 vite si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës në kohën kur kjo bashki drejtohej nga Edi Rama

Lexo edhe

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Ekspertja e statistikave, Milva Ekonomi, është nga sot ministrja e re e Ekonomisë. Ajo zëvëndësoi Arben Ahmetajn në këtë detyrë, pasi ai u emërua ministër i Financave në vend të Shkëlqim Canit.

Emërimi i saj nga Rama mund të ketë ardhur si suprizë në sytë e publikut, por jo në rrethet e politikës dhe sidomos në rrethin e kryeminsitrit Rama. Ajo është një zgjedhje tërësisht e tij, ashtu siç është investimi i kahershëm i karrierës së saj në shërbim të Ramës.

EKONOMI NE KONFERENCE - Zv/ministrja e Shendetesise, Milva Ekonomi, duke dale pas nje konference shtypi, ku ka deklaruar se eshte pezulluar nga detyra infermierja e cila akuzohet per rryshfet./r/n/r/nEKONOMI IN CONFERENCE - Deputy Minister of Health, Milva Ekonomi, during a press conference.

Milva Ekonomi është një ndër zyrtarët që ka qëndruar afër kryeministrit Rama e kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, përmes aktivizimit në lëvizjen Mjaft.

Kush e mban mend si Erjon Veliaj u bë i njohur për publikun me anë të lëvizjes civile Mjaft, mban mend gjithashtu se kësaj lëvizje iu bashkuan disa figura që vinin me një begraund të konsoliduar më parë dhe një prej tyre ishte Ekonomi.

Milva Ekonomi e ka nisur karrierën e saj në krye të Institutit të Statistikave qysh në qeverisjen e parë të PD-së e drejtuar nga kryeministër Aleksandër Meksi në vitin 1994. Kur erdhi Partia Socialiste në pushtet në vitin 1997 nuk e shkarkoi Ekonomin. Ajo qëndroi në krye të këtij instituti deri në në vjeshtën e  vitit 2005 kur u shkarkua nga qeveria Berisha.

Për tetë vite të qeverisë Berisha, Milva Ekonomi, u aktivizua me shoqërinë civile e pozicionuar afër opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama. Instituti Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale, është themeluar nga Ekonomi në vitin 2006.

milajGjatë tetë viteve në opozitë, Milva Konomi ka punuar në disa projekte jashtë vendit ndër të cilat edhe si eksperte në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë  2007 – 2008.

Ndërkohë, Ekonomi ka qënë anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011, kohë kur kjo bashki drejtohej nga Edi Rama.

Në vitin 2013 kur PS u kthye në Pushtet, Ekonomi u emërua zëvëndësminstre në Ministrinë e Shëndetësisë. Milva Ekonomi u akuzua nga opozita krahas ministrit Beqaj për shumë afera korruptive lidhur me konçesionet e tenderat e dhënë nga kjo ministri.

EKONOMI NE QSUT - Zv/ministrja e Shendetesise, Milva Ekonomi dhe Drejtoresha e QSUT Ogerta Manastirliu, gjate ceremonise se dhurimit te tabletave per femijet e shtruar ne pavionin e Onko-Hematologjise ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”, ne Tirane. /r/n/r/nEKONOMI IN QSUT - Deputy Minister of Health, Milva Ekonomi and Director of QSUT Ogerta Manastirliu, during the ceremony that the donation of tablets for children hospitalized in Onko-hematology ward at the University Hospital Center "Mother Teresa" in Tirana.

Së fundmi ajo u besua nga Rama  si drejtoreshë e komanduar për disa muaj radhazi në krye të Fondit të Sigurimeve pas skandalit të korrupsionit që përfshiu këtë institucion.

Sot ajo ka marrë nga Rama një nga detyrat më të larta të karrierës së saj, drejtimin e ministrisë së Ekonomisë, duke shënuar kështu dhe një tjetër anëtar besnik në kabinetin e tij.

 

Të Lidhura

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Para

Ja si i përshëndet fansat Emily

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

23:12 | 03/06/2023
Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com