Kush e vrau Leskovikun? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e vrau Leskovikun?

15:59 | 14/11/2017
në Uncategorized
0

Nga Bardhyl Prifti

Leskoviku, një nga qytetet më të vjetër e më të dëgjuar të Shqipërisë së Jugut nuk është më qytet!!! Ai është kthyer në një fshat të braktisur jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga çdo qeveri pas viteve ’90. Diktatura e ndau në mes atë krahinë: gjysmën e fshatrave ia dhe Përmetit dhe gjysmën Kolonjës. Shkaku ishte vetëm politik. Ajo krahinë është goditur nga diktatura, sepse ishte rezistente ndaj saj.

Leskoviku dhe fshatrat përreth po rënkojnë në varfërinë e tyre ekstreme, kur rrojnë mbi pasuri mbi e nëntokësore të pashtershme. Falë punës së leskoviqarëve dhe klimës së butë, që sjellin erërat e ngrohta të grykës së Vjosës, Leskoviku jo vetëm si qytet, por edhe si krahinë ka pasur për traditë mbjelljen, rritjen dhe prodhimin e rrushit, prodhime të pafundme të pemëve frutore.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ne Leskovik rriten disa lloje rrushi, fiq, arra, bajame, lajthi, mare, bile edhe hurma e ulli etj. në zonën e ulët të Sarandaporit, dhe fshatrave të zhdukur Lefter, Kuqesh, Glinë etj. Pasuri e madhe e asaj zone janë pyjet dhe kullotat në Shelegur, Radovë, Postenan, Shqeri, Radanj, Gërmënj etj.

Por Leskoviku është braktisur me kohë nga çdo qeveri që nga diktatura deri në ditët e sotme. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Leskovikut i hoqën edhe emrin qytet.

Reforma administrative e vrau Leskovikun, e hoqi edhe si bashki, duke arsyetuar vetëm me numrin e pakët të banorëve! Arsyetim fare pa baze dhe pa vend, pa marrë parasysh largësinë nga Korça e Përmeti, pa marrë parasysh historinë, etnografinë, lidhjet miqësore, tregtare etj.

Duket sikur ajo reformë ia fali Leskovikun Konicës, sepse në fshatrat e asaj zone punojnë e rropaten shumica e leskoviqarëve… Si mund të kthehen banorët e fshatrave të Leskovikut, kur pothuaj në të gjithë fshatrat ekzistues mungon infrastruktura? Si mund të kthehen fshatarët kur mungojnë mjetet për punët në vreshta e bujqësi? Si mund të kthehen kur fermerët e bagëtive të imta në zonën e Shqerisë nuk mund të tregtojnë asgjë se mungon rruga?

Më keq akoma…Si mund të kthehen leskoviqarët, kur ndërtesa e Banjave të Sarandaporit ka mbetur si një kufomë, e shkatërruar dhe shteti nuk është në gjendje të detyrojë blerësin  e asaj ndërtese, zotin Ekrem Bardha, të investojë dhe ta riverë në punë atë pronë?

Me mijra euro ditën shkojnë në Vjosë, se ato banja me vlera të shkëlqyera kurative për sëmundjet e brendshme dhe të lëkurës janë zhdukur. Para viteve ’90 dhe dy tre vjet pas 90-s në ato banja kuroheshin jo më pak se 70-80 të sëmurë në dhjetë ditë dhe punësoheshin rreth 35 veta nga familjet e Leskovikut.

Mendoni sikur të investohej dhe ai spital të kishte jo më pak se njëqind shtretër. Atje do të kuroheshin gjatë gjithë vitit jo më pak se njëqind e më shumë të sëmurë për dhjetë ditë dhe rreth njëqind e ca veta personel, njëqind e ca familje leskoviqare të shpëtuara nga varfëria dhe do të shtohej katërfishi i banorëve, që do të kthehehsin në vendlindje së bashku me fëmijë etj.

Në rast se zoti Bardha nuk ka ndër mend ta rregullojë atë ndërtesë dhe t’i verë në punë banjat, qeveria duhet ose ta detyrojë, ose të hapë një tender për ndërtimin e një spitali tjetër më afër burimit, në dy tri lëndina të bukura afër rrënojave të banjave të vjetra të Vromonerit. Leskoviku mund të bëhet dhe duhet ndihmuar nga qeveria dhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.

Etiketa: banjabardhyl priftiLeskovikqytetreforma administrative

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Casillas mesazh Buffon-it: Kënaqësi që kam njohur një legjendë

Casillas mesazh Buffon-it: Kënaqësi që kam njohur një legjendë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com