Kurti do të drejtojë Mitrovicën e Veriut prej 24 prillit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti do të drejtojë Mitrovicën e Veriut prej 24 prillit –

08:32 | 07/04/2023
në Uncategorized
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.

I pyetur se si do të jetë situata për serbët në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të 23 prillit, Vuçiç ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë, më 6 prill, se do të jetë “keq, sikurse nën okupim”, sepse “qeverisja do të formohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

“Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut nga 24 prilli, dhe vetëm mendoni për ato autoritete dhe demokracinë e legjitimitetin, me 2 për qind të shqiptarëve që jetojnë aty. Do të jetë keq për serbët, sikurse nën okupim, ashtu do të jetë, prandaj njerëzit janë të shqetësuar. Çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë duhet të bëj unë? A të dërgoj tanke? Nuk mund ta mposht NATO-n, dhe nuk dua që ne të vdesim. Dua që gjërat të zgjidhen në paqe, të shkojnë drejt normalizimit”, ka thënë Vuçiç.

Ai, po ashtu, i ka kritikuar shtetet e Perëndimit për “heshtjen” e tyre, për faktin që Kurti nuk ka dëshiruar të shtyjë zgjedhjet lokale, në të cilat serbët nuk do të marrin pjesë, pas dorëheqjeve kolektive nga institucionet e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar. Vuçiç ka thënë se “taktika e autoriteteve të Prishtinës është që të mos krijohet kurrë Asociacioni i komunave me shumicë serbe” dhe se “ata do të provokojnë serbët çdo ditë, me synimin që serbët të provokojnë diçka”.

Kur është pyetur për çështjen e Kosovës, deri në fund të mandatit të tij presidencial më 2027, Vuçiq ka thënë se mendon që “do të jetë në Serbi, dhe që ne do të vuajmë shumë, sidomos populli serb në Kosovë dhe Metohi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbët tjerë, kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme ishte planifikuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo institucionet e Kosovës janë detyruar t’i shtyjnë ato, për shkak të incidenteve të shkaktuara, dhe thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare. Aktualisht, entiteti më i madh politik kundër organizimit të këtyre zgjedhjeve është Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Kjo parti ka thënë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e dy kërkesave: formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqjen e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb, në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës. Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”.

Bashkimi Evropian dhe vendet e grupit QUINT – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania – kanë shprehur keqardhje pse Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – nuk e ka shftytëzuar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje./REL

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Hajdutët tentojnë të grabisin shtëpinë e Messit në Barcelonë –

Hajdutët tentojnë të grabisin shtëpinë e Messit në Barcelonë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët –

19:53 | 17/02/2026

19:51 | 17/02/2026
Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje… –

19:43 | 17/02/2026
Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE –

19:33 | 17/02/2026
Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë –

18:53 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët –

  • Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Ergys Agasi, kryente vrasje… –
  • Çdo ndryshim të përputhet me standardet e BE –
  • Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë –
  • Sot nderojmë ata që u ngritën mbi veten për lirinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët –
  • “Kam 27 vite me plumb në trup”- I mbijetuari i masakrës së Suharekës rrëfen tmerrin nga serbët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com