Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoni me ftesë të familjes Albright, ndërkohë në axhendë janë programuar edhe disa takime të tjera. Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars.
Albright, ka shërbyer si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001. Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur gjenocidin në Kosovë.
Kujtojmë se kohët e fundit tensionet në Veri të Kosovës janë përshkallëzuar nga sulmet e paidentifikuara të Policisë së Kosovës ku ndër të tjera Kurti nuk ka pranuar as zgjedhjet serbe në vend.