Kurset pas shkolle për fëmijët/ Ekspertët: Kujdes se…! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurset pas shkolle për fëmijët/ Ekspertët: Kujdes se…!

20:14 | 12/04/2022
në Uncategorized
0

Sipas ekspertëve, kurset sportive kanë benefite në lidhje me shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve. Edhe në Shqipëri, psikologët thonë se vitet e fundit vihet re një preokupim dhe interesim i lartë i prindërve për të aktivizuar fëmijët në kurse pas shkolle.  Deri më tani kurset ndahen në disa drejtime. Kurse formale të cilat kanë të bëjnë me përforcimin e informacioneve që kanë marrë fëmijët në shkollë dhe nga ana tjetër janë kurset e zhvillimit të talenteve siç janë kurset sportive, kurset e gjuhëve të huaja, kurset e artit etj.

“Kursi sigurisht që ka anët pozitive përsa i përket zhvillimit të fëmijëve”, tregon Llaha duke shtuar se, në një farë mënyre, me anë të kurseve, zhvillohet një drejtim i fëmijëve drejt asaj që duan të bëjnë. Me anë të kurseve, prindërit mund të kuptojnë se çfarë dëshiron të bëjë fëmija, ku dominon më tepër talenti i fëmijëve të tyre”, thotë hotë Psikologe Nereida Llaha për Gazetasi.al

Llaha thotë se kurset pas shkolle janë një mënyrë për të performuar më mirë në shkollë, për të arritur rezultate më të larta por problem është kur këto kurse janë shumë intensive. “Sigurisht që një mbingarkesë, sidomos në një moshë të shkollës fillore, është e dëmshme psikologjikisht sepse atëherë kur prindërit mundohen që të rrisin motivimin, kjo mund të kthehet në një arsye për ta ulur pjesën e vëmendjes, motivimin e kështu me radhë që kalon më pas në lodhje fizike. Çfarë unë e shoh si problematikë tjetër në ditët e sotme është se prindërit priren ti angazhojnë fëmijët në sa më shumë kurse si një mënyrë për të plotësuar nevojat e veta të paplotësuara. Mendimi që prindërit kanë, se angazhimi në shumë sporte do ti bëjë fëmijët e tyre më të devotshëm dhe më produktivë, është një problem në rritje”, tha Llaha.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Një problematikë tjetër janë edhe pritshmëritë që kanë prindërit për rezultatet e këtyre kurseve. “Janë pritshmëri që shpesh herë e kalojnë normalen”. Për fëmijët të moshës 6 deri në 10 vjeç, mbingarkesa me kurse shkaktojnë shqetësime që transmetohen në sjelljet që ato bëjnë duke rritur impulsivitetin, rrisin mungesën e vëmendjes, ndonjëherë dhe hiperaktivitetin dhe uljen e përqendrimit. Mirë është që nëse prindërit zgjedhin të çojnë fëmijën në një kurs matematike, sipas psikologes, duhet ta alternojnë atë me një kurs sportiv, pasi kështu të gjithë ngarkesën që marrin në një kurs formal, mund ta shkarkojnë në aktivitete sportive.

Psikologe Migena Kurushi thotë për Gazetasi.al se, duke çliruar energji me anë të sportit, fëmijët rrisin kapacitetin e tyre në aspektin akademik. “Me anë të çlirimit të energjive, rritet përqendrimi e njëkohësisht dhe vëmendja. Fëmijët ulin ndjeshëm nivelet e hiperaktivitetit të tyre(super energjive te akumuluara) dhe ndihmojnë dhe shëndetin fizik duke reduktuar mbipeshën etj.”, thotë Kurushi.

 

Po kur fëmija nuk dëshiron të ndjekë një kurs?

Psikologet janë kundër imponimit dhe përfshirjes pa dëshirë të fëmijës në kurse. “Përpara se ta imponojmë sportin që ne kemi dëshirë të përfshijmë fëmijën tonë duhet të diskutojmë gjerësisht me të dhe për të”, thotë Kurushi,  e cila shton se disa mënyra për ti bindur fëmijët janë duke i bërë të ditur benefitet që përfiton nga kurset sportive, duke e pyetur ku ka dëshirë fëmija më së shumti të aktivizohet. “Mos të bëhen modeli i prindit autoritar duke ja imponuar atë që mendojnë se është më e mira”.

Një mënyrë është duke e dërguar për një kohë të shkurtër në ambientet e aktivitetit fizik, kështu ai do të krijojë një pasqyrë më të qartë të sportit që do të ushtrojë, të vendit ku ushtrohet, të trajnerit etj. Nëse sërish fëmija ka rezistencë dhe insiston të mos paraqitet as për t’u njohur më nga afër me sportin, “mund të shohin video të ndryshme në internet mbi aktivitetin që prindërit janë të interesuar për ti përfshirë”.

Psikologe Llaha thotë se për ti bindur fëmijët të jenë pjesë e kurseve, nevojitet kohë dhe durim nga prindërit. “Është e rëndësishme tu shpjegojnë arsyet, ti joshin ta provojnë një herë, të shohin ambientin, ta provojnë, të bëhen pjesë edhe prindërit ditët e para, ta motivojnë fëmijën”. Në rastet kur rrezikohet shëndeti, “është njësoj sikur fëmija të mos dojë të bëjë insulinën”, thotë Llaha duke shtuar se fëmija duhet të shkojë në atë kurs ndërkohë që mund të ndiqet me një psikolog për të kaluar frustimin emocional

Etiketa: femijekeshillakujdeskurse pas shkollemkurse per artekurse shkencorekurse sportivembingarkeseprindërpsiologe

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Sula: PD të tërhiqet nga Apeli për 11 Dhjetorin

Sula: PD të tërhiqet nga Apeli për 11 Dhjetorin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

11:43 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:35 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:33 | 01/02/2026
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

11:29 | 01/02/2026
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

11:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –
  • Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –
  • Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com