Kur të errësohet mendja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur të errësohet mendja

10:35 | 27/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Agron Gjekmarkaj

Errësira gjithmonë e fut nje riun në shtjella paqartësie, ankthi e frike! Sjellje të pashpjegueshme me logjikën, e cila bazohet mbi njohjen dhe traditën ia bashkëngjisim territ. Rëndom themi “iu errësua mendja”, “iu errësua shpirti”

Me gjasë, Kryeministri ynë po ecën nëpër natë, në një pyll të errët mendimesh pa gjetur asnjë kandil, qiri a fije shkrepëseje për t’i bërë dritë, pak dritë nga ajo që të bën më të mirë, më të arsyeshëm, më njerëzor në vendimmarrjen që ndikon jetën shoqërore të vendit.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Dikush ka ulur çelësin e korentit, Elisa ka harruar vajgurin në shtëpi, Besa ka marrë shkrepësen me vete, Genti ka derdhur ujin e hollë mbi drurë, Ahmetaj ka fshehur eshkën, Gramozi nuk i fryn më, Majko i ngroh duart në xhepa, në vatër nuk ka më prush! Ulsiu, Musai, Damiani, heqin hirin, po zjarr s’ka, as shndrit e as ngroh më dielli i Rilindjes.

Ditmiri shkruan letrën e dytë nën flakëzën e një çakmaku për të lypur faljen e madhe. Me të parën mori një rekomandim për në OSBE. Nga kjo tjetra mbase ia del të bëjë një foto me liderin. E pa që zemërimi dhe krenaria janë një e tatëpjetë e madhe për të shkuar askund.

Edi Rama është vetëm në vendimet që merr, të tjerët as dinë, as bëjnë, thjesht presin pa e vrarë mendjen në bëhen qesharakë, në duken gënjeshtarë, në nxisin dëshirën që ta gjuash ekranin me këpucë kur shfaqen. Fali Zot, fali ata s’dinë, kur u thotë qeshni, qeshin ata qerratenjtë; kur u thotë zymtohuni e përzhituni thëngjill shfaqen ata, kur u thotë gëzohuni kukurima e tyre na tund llambat në shtëpi! Por Kryeministri është në errësirë, ata s’i bëjnë dot dritë!

Gjithmonë, mes egos për të  sunduar dhe retorikës për ta fshehur, ka nxjerrë dhëmbët si ato të luanit në shkretëtirë sundimi! I trembur se atij një ditë i vjen fundi, i frikur se jeta pa të hyn në labirinte e mistere, i sigurt që braktiset nga të gjithë mamluket e tij sapo këmba t’i bjerë në kënete ngushtohet dhe aftësia që i ka munguar, ajo për të bërë marrëveshje, vret veten! Kryeministrit i intereson vetëm një gjë: pushteti me çdo mjet, me çdo çmim, me hile, me frikë, me joshje, pa ndërkombëtarë, kundër integrimit, i bindur që ai (pushteti) justifikon vetveten dhe shkruan historinë vetë!

Madje, i intereson të japë ketë mesazh, të atij që nuk ndalet, të atij që vendosmërinë nuk e negocion, të atij që me çdo mjet e arrin qëllimin! Por pa e kuptuar, ai shfaqet një derivat i zbërdhulet i vetvetes! Kësisoj, prish marrëveshjen e 5 qershorit, tall Juri Kimin, Sorekën dhe të tjerë garante, bën një marrëveshje të dytë me anti-opozitën parlamentare, kinse për të hapur listën, por, në fakt, hap thesin e të pavërtetave!

Listat jo vetëm s’i hap, por i mbyll, i mbyll aq shumë sa askush nuk i çan dot dhe vazhdon e thotë i hapa, shikojini sa bukur i hapa, plasini sytë! Na ka ofruar një rrëmujë, një kakofoni dhe absurd si formulë për të numëruar votat me shpresën që këto cilësi do t’i ketë aleatë në fund! Online e ndryshoi Kushtetutën për këtë sihariq të madh, hapjen e listave me një qëllim të vetëm: prishjen e koalicioneve për të dëmtuar sa të mundet opozitën! Në fakt, pasi e bëri, i mbylli listat si gojën e deputetëve të vet! Tani kërcënon se më 1 tetor do miratojë Kodin pa marrë ne konsideratë opozitën dhe mirë bën!

Opozita, për t’u bërë simpatike para ndërkombëtarëve, shkoi në këshill dhe aty u pre në besë nga të gjithë, u gënjye dhe nëpërkëmb! Asnjë ambasador nuk del dot e të thotë qe ne e mbajmë fjalën! Prania e opozitës dhe kolovitjet e saj në atë këshill janë të pakuptimta!

Pas djegies së mandateve dhe mosmarrjes pjesë në zgjedhjet lokale, ajo nuk mund të pretendonte që Edi Rama do të respektonte ndonjë marrëveshje! Ai s’e ka bërë kurrë këtë në pushtet, nuk di ta bëjë, nuk do ta bëjë! Ndaj, ajo (opozita) të prodhojë ngjarjet e veta dhe të mos ndjekë trajektoret e Ramës për pseudoreformën elektorale, shkelja e së cilës i kushtoi injorimin e Gjermanisë dhe ndaljen e procesit të integrimit, për të cilin Rama nuk është aspak i shqetësuar.

Opozita duhet ta lërë në errësirën e tij, por njëkohësisht i duhet të ndezë zjarr të madh që të ndriçohen qytetarët e pse jo edhe Kryeministri për ta kuptuar që 25 prilli është pronë publike dhe mbrohet nga shoqëria. Përndryshe, nata mund të bëhet skenë krimi si në librat e verdhë. /Panorama/

Etiketa: Agron GjekmarkajErrësiraKryeministri Edi RamaRilindje

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Lëkundje tërmeti në Kukës me magnitudë 4.5 të shkallës rihter

Lëkundje të forta/ Greqia goditet sërish nga një tërmet i fortë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com