Kur revoltohen këta me vulë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur revoltohen këta me vulë –

17:17 | 15/03/2023
në Uncategorized
0

Nga Andi Bushati – Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh klithmat e revoltës së grupimit Alibeaj, për faktin se kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, nuk pranoi t’i regjistronte për garën e 14 majit, për të kuptuar se me ç’virus absurd tenton të infektohet debati publik.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Kryqëtarët e vulës duan edhe t’i grabisin Berishës përfaqësimin, duke pretenduar se në gjykatë kanë ende kryetar Bashën, por edhe të njihen nga KQZ, si një parti serioze nga e cila Basha ka dhënë dorëheqjen.

Pra e gjithë revolta e sotme e “PD” me vulë kundër Ilirian Celibashit ngjizet nga dyzimi që duan të jenë njëkohësisht një grupim edhe me Bashë edhe pa Bashë. Ata nga një anë e njohin ende për lider edhe nga ana tjetër e etiketojnë atë si e “shkuara e pakthyeshme”.

Nga kjo dyfytyrësi u prodhuan pastaj sulmet ndaj Celibashit. Dikush e etiketonte si vegël që kërkon eleminojë Alibeajn për llogari të regjimit; një tjetër e shihte si zgjatim të diktaturës komuniste; një i tretë si stonaturë në sfondin e një vendi anëtar të NATO dhe aspirant për BE.

Situata bëhet më komike po të mendosh se bataretë vijnë nga ata që përfitojnë nga zemërgjerësia e Lindita Nikollës dhe që bashkojnë votat me Edi Ramën. Fabula e atyre që i janë vërsulur kryekomisionerit të zgjedhjeve i ngjan asaj të hajdutit që bërtet kapeni hajdutin.

Denoncimi i kësaj sjelljeje skizofrenike nuk ka lidhje fare, as me mbrojtjen e veprimeve të Celibashit, as me drejtësinë e akteve të tij. Ky i fundit e ka humbur rolin e arbitrit, që kur, për njëmijëenjë rrethana, u detyrua të linte jashtë zgjedhjeve atë që antarësia dërrmuese e PD-së ka zgjedhur për kryetar.

Ai është delegjitimuar që kur nuk çertifikon dot kandidatët e primareve të cilët qytetarët i votuan si figurat që do rivalizojnë përfaqësuesit e rilindjes. Njolla e turpit për Celibashin është se ai do vazhdojë të jetë kryegjyqtari i një procesi që ka diskriminuar opozitën reale.

Por, në vend që në mjedisin politik të diskutohej për këtë skandal, aty po ushtojnë krismat në ajër të Alibeajt dhe të atyre pak idiotëve të dobishëm që i shkojnë nga pas. Ata nuk e kanë për herë të parë këtë sjellje hipokrite. Janë po të njëjtit që anulluan votimet në PD, me gjoja arsyetimin se s’mund të mbaheshin kuvende anti amerikane, janë po ata që numëronin 5 mijë vetë, në një sallë që nxinte dy mijë, janë idem ata që përbetoheshin se selia e PD nuk kishte dyer të blinduara.

Është po ai grupim që këtë ditë vere po luan rolin e të revoltuarit fallco duke bërë zhurmuesin e problemit të vërtetë. Në këto zgjedhje përfaqësuesit e opozitës reale, nuk do të kenë as komisionerë, as financimin shtetëror që i takon, as kohën mediatike që i përcakton ligji. Ky është dhunimi i vërtetë i 14 majit.

Dhe në vend që projektorët të fokusohen tek ky krim i autoktacisë ramiste, publiku duhet të dëgjojë qurravitjet e vulëmbajtësve se i paskan kanë rënë në qafë. E bukura është se ata bëjnë sikur e kanë seriozisht, sikur besojnë se përfaqësojnë shumicën, pasi kështu ndodh në një vend ku ka humbur turpi i të ndierit qesharak.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
‘Denigrove gjitha nënat’, debat i fortë mes banorëve e Kristit –

‘Denigrove gjitha nënat’, debat i fortë mes banorëve e Kristit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Balluku kërkon lehtësim të masave, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim –

15:31 | 18/12/2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati –

15:15 | 18/12/2025
“Sillni palloshin dhe Ballukun!” Klevis Balliu tenton të hipë mbi tavolinë, por bie mbi Albana Vokshin –

60 ditë përjashtim për 28 deputetët e opozitës –

15:01 | 18/12/2025
EMRAT/ Arrestohet 2 të rinj në Shkodër, u kapën me drogë gati për shitje –

14:59 | 18/12/2025
O ylli i Fierit –

O ylli i Fierit –

14:45 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Balluku kërkon lehtësim të masave, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim –
  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati –
  • 60 ditë përjashtim për 28 deputetët e opozitës –
  • EMRAT/ Arrestohet 2 të rinj në Shkodër, u kapën me drogë gati për shitje –
  • O ylli i Fierit –
  • Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Balluku kërkon lehtësim të masave, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim –
  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com