Kur Niçja flet me Volterin dhe i përgjon Bild-i! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Niçja flet me Volterin dhe i përgjon Bild-i!

08:58 | 06/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani 

Sot gazeta gjermane më e madhe, e përditshmja Bild,  publikoi përgjimet mes politikanëve shqiptarë dhe  trafikantëve ndërkombëtarë të narkotikëve, Avdulajve të Shijakut.

Kur mendoj tirazhin e gazetës mbi 3,5 milion kopje, një nga 5 gazetat më të mëdha në botë dhe më e madhja e Gjermanisë, më skuqet faqja. Na e morën fytyrën! Përtej shërbimit që i bëjnë demokracisë, do të preferoja që publikimi të bëhej në një media vendase.

Read more

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Kur dëgjoj një trafikant të mirënjohur ndërkombëtar që mban si nofkë emrin e Niçes së madh mendoj se vërtetë dikush i ka folë atij për teoritë e Niçes, për Mbinjeriun! Duhet të ketë qenë nga stani më i afërt i krimit të organizuar, nga Politika. Se këta çoç lexojnë dhe japin edhe idera. Dhe Astritit, fap, i ngjiti si me mastiç nofka, NIÇE!

Për mua e paska pasë fjalën shkrimtari- mendoi.

E kështu, Niçja na del në biseda me shkrimtarë të kohës sonë si Gjushi, Drejtori i Ujësjellësit, Volteri-n etj etj. Po çfarë flet një trafikant, një kriminel elitar me shkrimtarë të nivelit të lartë si Gjushi, Volteri, Iv-i etj etj?

Në mes përgjimeve katër janë më tronditëset.

Përgjimi më tronditës është kur merr Kryetarin e Bashkisë së Shijakut dhe e urdhëron që nesër në orën 10.00 të jetë në një takim me Kryetarin e Bashkisë Durrës, Kandidatin për deputet të propozuar nga Niçja, vëllain e kandidatit dhe vetë atë, Niçen e modh! Pra, të mblidhemi  e ta caktojmë Ilirin (kandidatin e narkotrafikut) në listën për deputetë!

Sot, kandidati i Niçes, Ilir Ndraxhi, ai për të cilin bëhet fjalë në atë takim është deputet i Partisë Socialiste. Ky është fakt.

Përgjimi i dytë tronditës është ai me Drejtorin e Ujësjellësit. Këtij fakirit, në fakt, i duket vetja me shumë fat që u telefonua nga Niçja. Ndihet i vlerësuar dhe lepe-peqe. I ka ndarë mirë punonjësit e vet në ata që mund ta votojnë PD-në dhe të tjerët. Niçja mendon se “është koha t’i tundim nga një çikë dhe “O te puna e të marrin rrogën o te shpija”!

“T’i tundim nga një çikë”…. Hëm, a thua për çfarë do ta ketë pasë fjalën?! Kjo mbetet e pasqaruar…

Drejtori i ka bërë këto ndarje me kohë. Ai i emocionuar nga telefonata e mbyll me fjalët:” Po ça thua mo burrë, ça na fal? Je i madh! Ciao!”

Përgjimi i tretë interesant është me vëllain e kandidatit për deputet, të atij që vetë Niçja propopozon të jetë deputet. Pas përshëndetjeve e pyet “A ka ndonjë gjë të re apo akoma, a e ka marrë ndokush Ilirin (kandidatin për deputet) në telefon për ta njoftuar apo akoma.

Pra, nënteksti është që “unë e kam bërë timen (atë bisedën e orës 10 të përmendur në përgjimin e parë), tani pritet nga dita në ditë të caktohet në listat e PS-së”.  Pastaj i thotë në eufori e sipër “Do ia bëjmë qejfin Ramës, do i mundim 10 me 0!”

Telefonata tjetër e përgjuar është më e lezetshmja. Ajo është me një qytetar të Shijakut që mban nofkën “Volter”. Këtij i bëhet thirrje që të ketë kujdes me votat, të gjitha të shkojnë me PS-në. Nuk ka llafe. “Kur do pijmë një kafe”? e pyet Niçja- Volterin. “Kur të dush ore, unë me ty, Çimin dhe çunat kam qenë përherë” përgjigjet Volteri i përunjur.”

“Unë desha me folë një çikë edhe me vëllain tënd, Jarin” vazhdon Niçja.

“I them unë  ene atij“ e mbyll Volteri…

Skenë e denjë për tek Godfather.

Pra, si konkluzion, Niçja, eksponenti kryesor i krimit në Durrës, garanton fitoren e Partisë Socialiste përmes Volter-ëve dhe Drejtorëve lokalë socialistë që i ka si ushtarë, cakton deputetët e Partisë Socialiste dhe ka mik të ngushtë Vangjush Dakon, Kryetarin e Bashkisë së qytetit nr 2 në Shqipëri. Kjo është më e pakta që del nga këto përgjime.

A është ky shteti i kapur nga krimi?! A janë këto përzierjet e Politikës me elitën e krimit?! Nëse edhe kjo nuk quhet “ndonjë gjë e madhe”, atëherë, mirë na e bëjnë!

Dhe diçka në fund, për ta mbyllur. Nuk e mendoj rastësore daljen në gazetën kryesore të Gjermanisë.

Etiketa: e përditshmja BildErmal Mulosmanigazeta gjermane më e madheKryetari i bashkise Durrespolitikanët shqiptarë

Të Lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

nga 27
16:17 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që...

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

nga 27
16:11 | 03/04/2026
0

Deputetja Alban Vokshi, ka folur në News 24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti. Ajo u shpreh se janë...

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

nga 27
15:57 | 03/04/2026
0

U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që...

Para
Përgjimet e Bild/ Kryemadhi: Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e Ramës

Përgjimet e Bild/ Kryemadhi: Dorëheqja, e vetmja rrugëdalje e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

16:11 | 03/04/2026
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –

15:57 | 03/04/2026
Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –
  • Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse… –
  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com