Kur Kristi të pret bibilushin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Kristi të pret bibilushin

13:21 | 09/05/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

E di që do të nisë sërish kjo polemika e homofobisë, do të më vënë etiketa, meqë nuk i braktisim dot përcaktorët në mënyrën tonë të komunikimit. Megjithatë, kam vënë ndërgjegjen në paqe dhe nuk do përpiqem më t’i mbush mendjen kujt nëse jam kundër homoseksualëve, pasi as jam, as kam qenë, as do të jem. Nuk mund të vihem kurrë kundër një qenie njerëzore sidoqë vlerat morale dhe identifikuese të saj rrjedhin nga homoseksualiteti. Gjithsesi, në mbrëmjen e dytë të së premtes pashë në studion e Arian Çanit një të ri/të re që kishte dalë në shesh për të kërkuar ndihmë në të holla për të këmbyer seksin. Ariani, i cili e ka zakon mos të fshihet pas gishtit e shpjegoi më copë këtë punë, tek tha se kërkon dy mijë euro që të presë bibilushin.

Për hir të punës, kërshërisë, pse jo dhe çudisë e ndoqa këtë njeri që u përgjigjej pyetjeve të gazetarit. Mendohej gjatë për të thënë një “po” ose “jo”. Nuk kuptonte shumë gjëra të thjeshta, madje u bë lëmsh për punën e menstruacioneve. Edhe Ariani, i cili është më mendjehapur për kësi punësh nga të gjithë ne të tjerët tok, u vu në hall si t’i drejtohej në gjininë femërore apo mashkullore. Edhe unë jam në të njëjtin hall, sepse ku i dihet shkel në sinore të gabuara që bëjnë me nerva Kristin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Meqë ra fjala ai dhe Xheni u shfaqën në studio duke e vënë në mes zbulimin e tyre, madje shpjeguan se si rritet gjoksi me hormone, pasi vetë Ariani na shpjegoi më mirë se doktor Halimi që vagina artificiale është krejt perfekte, thua e ka studiuar në librin e Diturisë së Natyrës.

Tani, pse po bëhem i gjallë unë sërish për një çështje të këtillë? Në radhë të parë më ngjau që djalvajza u trajtua si objekt, pak a shumë si ato modelet anatomike prej allçie në orën e biologjisë (qofsha gabim, se atë debatin për homodhjaksitetin nuk e honeps dot). Në radhë të dytë djalvajza me atë çka rrëfeu, me aq sa unë modestisht kam dije, ndoshta më shumë se operacionin e ndërrimit seksual, më parë ka nevojë për një trajtim psikik. Mund të jetë një njeri që ka nevojë për tjetër lloj ndihme, sepse shumë shpesh gjatë bisedës kishte hone përhumbje, të cilat krijonin shqetësim. Natyrisht, një mjek këtë mund ta vlerësojë shumë më mirë se unë që po e shihja dhe Kristi që shpjegonte kurat me hormone. Kudo në botë këto raste para se t’i trajtojnë me bisturi, i trajtojnë psikikisht. Dhe në radhë të tretë më vjen të bëj pyetjen: Mos vallë Arian Çani është homofob? Ai nuk e puthi djalvajzën në buzë si bën zakonisht me mysafiret e tjera që bëjnë fëq-fëq nga botoksi. Arian Çanit i erdhi krupë?

Etiketa: Arian ÇanidjalvajzahomofobiahomoseksualitetiKristi Pinderikrupëmendjehapurtrajtim psiqik

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Shqipëria mbi Partinë”, Blushi nis turin nga Berati

Blushi:  Njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë nderohen, ata quhen rilindas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com