Nga Ilir Metaj
Kur ishim 14-15 vjeç, ne, djemtë e brezit tim, kishim turp të shihnim vajzat në sy edhe kur thjesht u thoshim “mirëmengjes”.
Dhe shoqet tona ateherë, nuk u ofroheshin si dhuratë ditëlindje për sex, shokut të tyre.
Ne ateherë ishim djem dhe vajza rritur e edukuar mes varfërisë e sakrificave, por me dashurinë e respektin për njëri-tjetrin. Me dinjitet e thjeshtësi.
Sot kemi vetëm “mbreti i babit” dhe “princesha të mamit”. Me injorancë e pordhëri. Sot kemi tradhëtuar mundin dhe djersën e prindërve tanë! Sot kemi tradhëtuar edhe veten tonë!
Thënë kaq, nuk duhet të vëmë gishtin mbi fëmijët- adoleshentë të sotem.
Thënë kaq, duhet vetëm të pështyjmë në surrat familjet që kemi krijuar si model të shoqërisë tonë të pisët, pasqyra e të cilave janë këta fëmijë-adoleshentë të degjeneruar.
Dhe sigurisht që kjo pështyme bie mbi këdo nga ne, sepse ne jemi arkitektët e së keqes.
Degradimi i familjes është origjina e ferrit që kemi krijuar!
Ta gëzojmë!