Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

10:35 | 03/03/2019
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri

Kur grabitja u shitet qytetarëve si favor

Ministrja e Shëndetësisë komunikoi sot për qytetarët vendimin e qeverisë për indeksimin e çmimit të barnave, duke reflektuar në çmimet e reja rënien e euros. Sipas ministres, përmes këtij vendimit, qeveria i ka kursyer xhepave të qytetarëve dhe arkës publike 7.5 milionë euro.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në fakt, ajo që ka ndodhur është e kundërta. Për shkak të shkeljes së ligjit nga Ministria e Shëndetesisë qytetarëve u është futur dora në xhep dhe u janë marrë para pa të drejtë.

Indeksimi i ilaçeve është një detyrim ligjor i sanksionuar në ligjin “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”. Ky ligj ja ngarkon Komisionit të Çmimit të Barnave detyrimin që çdo vit, të bëjë indeksimin e çmimit të ilaçeve. Modalitetet se si Komisioni e bën këtë indeksim, janë të përcaktuara në vendimin nr 645 të Këshillit Ministrave i vitit 2014.

Në nenin 17, VKM thotë në datë 31 dhjetor të çdo viti Komisioni i Çmimit të Barnave është i detyruar që përmes Drejtorisë Farmaceutike, të shpallë çmimet e reja zyrtare të barnave, të cilat hyjnë automatikisht në fuqi. Pra 31 dhjetor të çdo viti.

Ky është një proces i kontrolluar tërësisht nga Ministria e Shëndetësisë, në të gjitha hallkat e tij. Pyetja që shtrohet është, pse nuk u shpallën çmimet e reja në datën 31 dhjetor siç e kërkon ligji, por 2 muaj më vonë. Përgjigja qëndron te numrat.

Buxheti i shtetit jep reth 110 milione euro në vit për rimbursimin e ilaçeve. Zhvleresimi i euros me 7% ndaj lekut krahasuar me vjet duhet t’i kishte kursyer buxhetit 7.5 milione euro për këtë vit për rimbursimin e ilaceve, mesatarisht 625 mijë euro në muaj.

Por çmimet në janar nuk u indeksuan, as në shkurt. Për këto dy muaj ato u rimbursuan me çmimet e vitit të kaluar, kur euro ishte 135 lekë. Si pasojë e mosindeksimit të detyrueshem ligjor, për këto dy muaj buxhetit të shtetit ju grabiten 1.2 milione euro, para të cilat i kanë marrë pa të drejtë dhe në mënyrë abuzive mafia e ilaçeve. Këtë ka bërë Ministria e Shendetësisë.

“Transparenca, llogaridhënia dhe siguria e qytetarëve janë parimet bazë të punës tonë,” tha Ministrja e Shendetësisë.
Pikërisht zonja ministre, në emer të transparences; Kush i mori ato 1.2 milionë euro? Pse “harroi” Ministria e Shendetësisë t’i ulte çmimet e ilaçeve në datën 1 Janar?

Etiketa: Klodian Tomorri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kryemadhi me të rinjtë: S’ka kthim pas, mbështetje për ju

Kryemadhi me të rinjtë: S’ka kthim pas, mbështetje për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

12:07 | 24/02/2026
Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

11:59 | 24/02/2026
U bënë vetë zot vetë shkop –

Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –

11:35 | 24/02/2026
Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –

11:31 | 24/02/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

11:15 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Rama po saboton drejtësinë në Shqipëri, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij –
  • Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë –
  • Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –
  • “Do miratojmë çdo kërkesë të SPAK”, telefonata që e bëri Çuçin të ndryshonte qëndrim për Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –
  • Prej tre ditësh kemi mbetur pa bukë dhe ujë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com