Kur gishti fsheh hurin dhe druri tregon hënën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur gishti fsheh hurin dhe druri tregon hënën

08:30 | 21/06/2017
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Përfundimisht, në javën e fundit të saj, fushata e kësaj radhe demonstrohet mediokre. Dhe nëse kjo fjalë tingëllon e rëndë, përcaktimi se fushata është “tmerrësisht sipërfaqësore”, është ana tjetër e të njëjtës diagnozë.

Pak ditë përpara se të shkojnë tek kutia e votimit, shqiptarët janë më të paqartë se kurrë për ofertat politike. Nuk ka asnjë bilanc serioz për të djeshmen dhe asnjë krahasim apo ballafaqim premtimesh dhe realizimesh. Ka një alibi të përgjithshme për atë që presupozohet se ka shkuar keq dhe një premtim se do të qeverisen më mirë nesër, nëse pushteti nuk shpërndahet, kontrollohet dhe ekuilibrohet, por përqëndrohet në një timon të vetëm.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Shqiptarët janë më të paqartë se kurrë edhe sesi do të qeverisen nesër.

Duke nisur me koalicionet. PS-PD? PS-LSI? LSI-PD? Do të jetë Rama kryeministër i tërëfuqishëm apo do të shkojë i vetëm në shtëpi? Do të kushtëzojë LSI-ja qeverisjen apo do të provojë opozitën që ka muaj që ka nisur ta bëjë më mirë se opozita zyrtare? Do të thuhet si shprehje e re në politikë: Paç fatin e Lulit apo Basha do të lerë edhe partinë? Të gjitha skemat janë të hapura.

Kryeministri pretendon 71 mandate. Disa sondazhe ja japin këtë shifër, por kritikët dhe skeptikët ndaj këtyre shifrave dhe shifra krejt të tjera që janë në qarkullim gjysëm “ilegalisht”, e ulin shumë më poshtë stekën e socialistëve. Për të pasur një mandat të dytë ata duhet të kenë koalicion me LSI-në, që konfirmon vijimësinë ose me PD-në, që do të përbënte çudinë.

Qoftë në versionin e parë, qoftë të dytin, situatat ose kanë shkuar shumë larg, ose kanë qenë për gati tre dekada tërësisht larg për t’u bërë bashkë nga një projekt kontravers Rama-Basha. Por në politikë, njëlloj si në dashuri nuk ka asgjë të pamundur. Dhe një përqafim mes Ramës dhe Bashës mund të jetë një “déjà vu” në Shqipëri, njëlloj siç ka pasur stinë të tilla mes Nanos dhe Berishës, mes Berishës dhe Metës, mes Metës dhe Ramës. Stinë përgjithësisht të shkurtëra, por intesive; paqe e cila e bënte luftën që vijonte më pas edhe më të egër.

Rama “risolli në modë” Shekspirin, kur e krahasoi marrëdhënien e tij me kryetarin e PD-së të ngjashme me Romeon dhe Zhulietën. Ai, Romeo që rri lart; Basha, ajo, Zhuljeta që rrinte poshtë, e lutur pafund nga Romeoja që të ngjitej gjithashtu lart në zyrën me flutura. Njëri lart e tjetri poshtë, në pozicionin që çifti i famshëm i Mesjetës nuk mundi ta konsumojë dot, por që çifti i Tiranës e realizoi me bashkëqeverisje në fund të madatit qeverisës. Edhe pse personazhet e Shekspirit kanë gjithmonë fund të hidhur.

Meta ka nxjerrë Vasilin në pritje. Miqësitë e varrosura në armiqësi ndodh që rikthehen sërish dhe miqësia e tij me Bashën është një fakt që e di shumëkush në Tiranë. Të dy ata mund të afrohen për shkak të largësisë që Meta po llogarit mes tij dhe Ramës.

Shpesh ka nisur të përmendet një tjetër tragjedi e Shekspirit. Një baba i dëshpëruar nga zgjedhja e të bijës, kur i thanë se ajo po bënte “kafshën me dy kurrize” me Otellon, paralajmëron ushtarakun trim: “Kujdes Arap, kush gënjen t’anë, gënjen dhe jaranë!”. Basha e ka bërë më shumë se njëherë me Berishën, atin e tij politik. Nuk ka asnjë problem që të njëjtën gjë që ka bërë edhe me Metën dikur, në kohën e dashurisë së tyre të vjetër, ta bëjë edhe me Ramën në këtë kohë dashurie të re bashkëqeverisëse.

Rama nuk është Romeo, sepse si një politikan i mirëfilltë nuk dashuron pa interes dhe si një politikan jetëgjatë në Tiranë, nuk është besnik as i fjalës dhe as i premtimit. Edhe fjala, edhe premtimi kanë vlerë vetëm kur është përpara lumit që duhet të kalojë. Ai nuk është as Otello, sepse nuk ka vendosmërinë për të hyrë në luftë si Arapi i Venedikut. Në këtë betejë të jetës në qershorin e sivjetshëm të Tiranës, Rama do të ishte kushdo që nesër do t’ja kërkonin shifrat elektorale. Po kështu dhe miqarmiqtë e tij. Kjo është një nga arsyet se pse kjo është beteja më sipërfaqësore për zemrën e shqiptarëve. Një provë për këtë? Prej orësh e orësh publiku po sheh sesi një veprim naiv i një kandidati për deputet, po bën xhiron e rrjetit me komente nga më të ndryshmet. Zarfi i futur në xhepin e viktimës nga një dhunë e presupozuar politike, nga kundërshtarët e tyre është parë si para’ që blen, lek që korrupton apo euro që investon. Dhe kaq! Sepse, kaq është sipërfaqja që afrojnë të shihet dhe dy djem të mençur socialistë, si Saimiri dhe Erioni. Dhe askush, edhe Tahiri, edhe Braçe, cinik njëri dhe cinik tjetri, nuk flasin për dhembjen e viktimës e solidaritetin me të, për agresorët e ikur në drejtim të paditur dhe dënimin moral, politik dhe verbal të çdo gjesti dhune të frymëzuar nga kushdo dhe drejtuar ndaj kujtdo.

Dikur, qoftë njëri dhe qoftë tjetri kanë prodhuar dhunën dhe statusin e viktimës për politikë. Ditëziu i Lezhës as nuk e ëndërron të ketë një fat si ata, por me siguri i dhemb më shumë kur sheh se dy “kolegët” e tij, të dy bashkë ngrenë një gisht akuze për të fshehur pas tij hurin që rreh. Atë hu që në fakt i rreh të gjithë që nga momenti, kur godet qoftë dhe një shqiptar të vetëm. Ka një rregull që ndryshon pak në politikën sipërfaqësore që bëhet në Tiranë: kur gishti tregon hurin, druri sheh gjithmonë nga e hëna dhe jo nga Hëna.

/javanews.al/

Etiketa: Arapi i VenedikutgishtihuriKur gishti fsheh hurin dhe druri tregon hënënLorenc VangjelimiqarmiqtëOtelloRomeon dhe Zhulieta

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Sondazhet, instrumenti për të vjedhur zgjedhjet

Sondazhet, instrumenti për të vjedhur zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com