• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur budallallëku vërshon jashtë çantës

19:58 | 07/01/2023
në Opinion
0

Nga Lutfi Dervishi

Fotografia e një çante “Louis Vuitton” dizenjuar me flamurin kombëtar, deri më tani ka marrë në Facebook-un e kryeministrit rreth 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje. Numri i pëlqimeve në Instagram është edhe më i lartë (27225), pa përllogaritur këtu edhe bilancin e reagimeve nëpër platformat e tjera mediatike ku u pasqyrua.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë që natyrisht zgjohen e ngrysen në profilin e KM, spikasin  kryebashkiakë apo edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, konsullata e përgjithshme e nderit Finlandë…

Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as qendra shëndetësore Petrelë, qendra shëndetësore nr.5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.

Nuk ja vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve fallco apo patronazhisëve që dihet se gjenden “gati tu” kurdoherë pa lexuar atë çka shkruhet, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.

Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë, u prodhuan në korrik 2018 dhe këtë vit ky dizenjim feston 5 vjetorin. Fatkeqësisht kjo strategji nuk pati suksesin që menduan mjeshtrat e shtëpisë së modës. Megjithëse për kompaninë është një prudukt i vjetër, për ne është një delir i ri ku shumë as nuk e dinë as si zë fill kjo markë.

-Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.

-Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.

-Më 1992, LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.

-Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.

-Babai i LV ishte me profesion mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.

-Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e pare, iu desh të ecte 400 km në këmbë. (u largua nga familja se e keqtrajtonte njerka)

Por le të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro. Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione qe kanë fonde dhe nuk e shohin si problem që ta porositin.

Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Gramsh, PS Mallakastër, PS Ndrq, PS Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!…

Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do të tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin.

P.S. Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi!

The post Kur budallallëku vërshon jashtë çantës appeared first on 27.

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Dy raste të reja, 195 raste aktive

Pandemia, 29 raste të reja në 24 orët e fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Turqia duhet të përgatitet për një të ardhme post-Erdogan –

Greqia sfidon avionët tanë, do përgjigjemi –

23:21 | 01/02/2023
Arkeologët zbulojnë tavernën 5000-vjeçare –

Arkeologët zbulojnë tavernën 5000-vjeçare –

23:19 | 01/02/2023
VIDEO/ Dasëm në Big Brother, Altin Shira ndez atmosferën –

VIDEO/ Dasëm në Big Brother, Altin Shira ndez atmosferën –

23:05 | 01/02/2023
“Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin.Olta e Tea braktisin.. –

“Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin.Olta e Tea braktisin.. –

22:57 | 01/02/2023
Icardi vendos ndeshjen dhe feston me ‘Shqiponjë’ –

Icardi vendos ndeshjen dhe feston me ‘Shqiponjë’ –

22:55 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Greqia sfidon avionët tanë, do përgjigjemi –
  • Arkeologët zbulojnë tavernën 5000-vjeçare –
  • VIDEO/ Dasëm në Big Brother, Altin Shira ndez atmosferën –
  • “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin.Olta e Tea braktisin.. –
  • Icardi vendos ndeshjen dhe feston me ‘Shqiponjë’ –
  • Kukësi blen një sulmues nga Kolumbia –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Greqia sfidon avionët tanë, do përgjigjemi –
  • Arkeologët zbulojnë tavernën 5000-vjeçare –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com