Kur Antony Blinken lavdëronte Berishën për luftën anti-korrupsion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Antony Blinken lavdëronte Berishën për luftën anti-korrupsion

09:10 | 20/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi sot vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se: “Unë vlerësoj suksesin e qeverise se Shqipërisë ne luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe reformat ekonomike te implementuara.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

– Z. Antony Blinken e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm.

Dje pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri Berisha u prit në takim nga Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken.

Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një vend të sigurtë për qytetarët dhe një vend tërheqës për investimet të huaja. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje reformat e qeverisë në fushën ekonomike, krijimin e një klime të favorshme për biznesin, duke përmendur shkurtimin e shpenzimeve operative, nxjerrjen e administratës jashtë konfliktit të interesit, dixhitalizimin e shërbimeve administrative, si e-government, e-taksat etj.

Më tej, Kryeministri u ndal në konsensusin mes forcave politike në Shqipëri për zgjedhjet e ardhshme, duke e vënë theksin në përmirësimin e kuadrit ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha e njohu z. Blinken me përpjekjet dhe arritjet e qeverisë për krijimin e një infrastrukture moderne zgjedhore për administrimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kryeministri theksoi se ka filluar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit me pasaportat biometrike, ndërkohë që ka përfunduar hartimi i regjistrit elektronik të shtetasve.

Nga ana e tij,  Zoti Blinken vlerësoi me nota tejet pozitive zhvillimet në Shqipëri dhe theksoi se ndihej entuziast për rezultatet dhe sukseset e arritura  nga qeveria shqiptare. Ai e vlerësoi procesin e anëtarësimit në  NATO si një moment të madh historik  dhe theksoi se baza kryesore e këtij anëtarësimi janë standardet e arritura nga qeveria shqiptare. Ai shprehu vlerësimin e lartë për aleancën e madhe të Shqipërisë me SHBA, duke e konsideruar vendin tonë një nga miqtë më të mirë të SHBA-së. Gjithashtu, zoti Blinken vleresoi lartë suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit të SHBA-së, z. Antony Blinken, e siguroi Kryeministrin Berisha se administrata e re e Presidentit Obama do të vazhdojë të njëjtën mbështetje dhe vëmendje ndaj vendit tonë dhe siguroi se qeveria shqiptare dhe Shqipëria do të gjejnë tek kjo administratë miq të mirë dhe aleatë të fuqishëm. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendet do të njohin  nivele akoma më të larta të bashkëpunimit dhe miqësisë.

Gjatë takimit, të dy personalitetet u ndalën edhe në zhvillimet në rajon dhe proceset integruese të tij, si dhe në zhvillimet në Kosovë. Zoti Antony Blinken, ndër të tjera, vlerësoi rrugën Durrës – Kukës – Morinë si një vepër të madhe të modernizimit të Shqipërisë dhe si shumë të vlefshme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të gjithë rajonit”.

Etiketa: anti-korrupsionAntony BlinkenberishenDepartamenti Amerikan i ShtetitLavderonteSekretari amerikan i shtetit

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Itali/ I dënuar me 8 vite burg, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

Ngacmoi seksualisht një 25-vjeçare, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com