Kur 50 persona shkonim në Pogradec me ZIS sovjetik dhe laheshim me një sapun Rrogozhine – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur 50 persona shkonim në Pogradec me ZIS sovjetik dhe laheshim me një sapun Rrogozhine

15:12 | 06/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Agim Xhafka

Nuk e them dot që nuk po kënaqem në Pogradec. Po e shijoj shumë edhe nga që në Tiranë e nxehta shkoi mbi 40 C. Se të tillë jemi ne, jetojmë për inat të tjetrit. Freskia e mëngjesit dhe gjumi i natës nuk kanë të paguar. Po kur ashtusesh? Art, ndjesi, magji. Asnjë pikë djerse, jo si në metropol që sa të prek gishtin e këmbës gruaja, hidhesh përpjetë e i thua, në këtë zheg u kujtove. Ja, pse ky qytet rrit lule, se ka shumë dashuri.

Vërtetë ikin dritat si kudo, nuk ka një motor uji apo një skaf për bé, ama ka plot, me shumicë, varka me pedale, me një çadër në mes që ecin ngadalë e duken sikur luajnë në Venecia. Se sipër mbajnë çifte të rinjsh që dhe dallga iu bindet e iu shtrohet. Kur sheh ato kupton pse gjolit i thonë liqer në poezi. Se të deh e të çakordon petllën.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Dhe mbi të gjitha ka Lasgushin që i bën nder krejt Europës. Liriku më i ëmbël, më i veçantë, më poetiku. Mbase Skenderbe populli ynë mund të lindë sërish, por Lasgush ta harrojmë se ndodh. Zoti u tregua një herë kaq bujar, ta falenderojmë.

Apo sa emocion më sjell Mitrush Kuteli, i qetë si vetë ai ballë jetës së trazuar. Nuk dija më parë shumë nga jeta e tij, por fëmijërinë e kam kaluar me Xinxifilon, asnjë nënë a gjyshe sado e dashur nuk tregon përralla si Pasko.

Ca ditë përpara isha në Ohër e pata mbresa të fuqishme. Një ditë aktive, me not, vrap, ekskursione me makinë e me anije mbushur plot turistë. Se atje kishte dhe aeroport e zbrisnin çarterat si pëllumbat tek sheshi i Milanos. Varfërinë e kemi njësoj. Tek shërbimet e çmimet na e kalojnë. Pra uroj të bëhemi si Ohri, por të ngelemi pogradecarë. Se ky qytet ka njerëz që ndoshta nuk i ndesh kund, janë unikë. Të qeshur, të sjellshëm, punëtorë, modestë e mikpritës, aq mikpritës sa besoj se që këtej krejt populli ynë është quajtur bujar.

Pogradecin e dua se është albumi im i kujtimeve. Të gjithë kohë e pa kohë shohin fotot ndër vite. Për nostalgji, por edhe për të lexuar ndryshimin. Sidomos të larguarit nga atdheu që malli u bëhet kotkë pak më sipër se stomaku. I përkëdhelin fytyrat me dorë, dënesin, qajnë, qeshin, gëzohen. Siç bën një njeri që ka pirë ca dopjo e rend pas, në të shkuarën e tij. Por tek ky qytet kam albumin tim pa fotografi. Është çudi, por kjo është e vërteta.

Ruaj mbresa kaq të forta sa janë mbushur plot detaje. Ja, afër turizmit më parë kishte vila një, dy katëshe. Buzë gjolit shumë plepa, sa që kur njerëzit visheshin me rroba banjo për t’u kredhur ishte fresk se ende nuk binin rrezet atje, hije deri nga dreka.

Mbase kam qënë 3-4 vjeç kur më çuan nga Korça për një ditë. Vajtëm e u kthyhem mbi një ZIS sovjetik, plot 40-50 persona. Mbaj mend që qaja se dallga më lagte breçkat. Hahaha,nuk më bindi as durimi i babait të futesha në ujë. Më vonë çdo verë në kampin e pionierëve më vjen në veshë borija që na lejonte t’i hynim liqenit me vrap. Ai gëzim më mbush dhe sot, kaq i fuqishëm ishte, kaq adrenalinë digjte.

Nuk iu ndava as në gjimnaz, në kampet e rinisë. Flinim nga 20 në një klasë, me krevate marinari, me dy banja në fund të korridorit, pa dushe, kremëra, xhel e shampo. Me një sapun Rrogozhine që e fuste nëna mes teshave dhe me të laheshim në gjol e lanim ndërresat po atje.

I kujtoj me ngazëllim dhe aroma e atyre viteve më përzjehet me të qeshurën e gocave një kat më poshtë, apo me shikimet “vrastare” të një pogradecarke që banonte lart te agjencia e autobuzëve.

Nuk iu ndava qytetit as student, as kur u martova. Atje muajin e mjaltit e pas një viti tek hoteli në qendër gruaja shtatzanë, priste lindjen e binjakeve. Te kjo pema këtu priste, më pyeti mbesa Frida pardje.

Edhe më vonë me vajzat e vogla pushoja tek ky qytet i bekuar. Nuk e shmanga asnjëherë. U bëra gjysh e vij sërish me nipër e mbesa. Jetoj në Amerikë, por Pogradecin nuk e kam vetëm në zemër, e kam dashuri konkrete, se shkoj takoj prinderit në Korçë, por në kthim përqafoj dhimbjen e gazin tim.

Vërtet ky qytet është albumi i kujtimeve të mija. Sa herë shëtis më dalin para prindërit, shokët e gjimnazit, vajzat e mija të vogla, Tasha e bukur, e gjatë, plot nur dhe e qeshur. Ëndërroj duke ecur. Më duket jeta kaq e bukur dhe jam kaq i lumtur se pranë ndjej njerëzit më të dashur, deri sa Frida sikur e kupton e më thotë: “Gjysh unë të dua sa ky liqen,” dhe hap krahët fort, fort…

Etiketa: Agim XhafkaPogradecrrogozhinasapunZIS

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
I riu shkon në spital pas aksidentit, në dhomë e vizitojnë njëkohësisht 17 të dashurat…Plas lufta!

I riu shkon në spital pas aksidentit, në dhomë e vizitojnë njëkohësisht 17 të dashurat...Plas lufta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com