Kombëtarja shqiptare regjistroi humbjen e pestë radhazi, në rezultatin 1-2 në miqësoren kundër Luksemburgut në “Josy Barthel”.
Të besuarit e De Biasit po kalojnë një formë mjaft të dobët me ekipin kombëtar dhe këtë e vërtetuan edhe sot kundër një kundërshtari të lehtë.
Pjesa e parë përfundon në barazim pa gola. Ndërsa pjesa e dytë u duk se do të fliste shqip, pasi kuqezinjtë hidhen në sulm dhe gjejnë avantazhin me anë të Roshit.
Por, në minutat e fundit, futbollistët shqiptarë “dorëzohen” ndaj vendasve, të cilët marrin në kontroll lojën dhe arrijnë të shënojnë dy herë, duke përmbysur rezultatin.