• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kulla e re e Berishës në Viçidol

11:45 | 11/02/2016
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Gjon Neçaj

Sali Berisha kishte premtuar kohë më parë në një intervistë se kullën e tij në fshatin e tij të lindjes,Viçidol, të rrënuar nga lufta e fundit në Kosovë, do ta ngrinte nga themelet. Dhe kështu ka ndodhur. Kulla e përfolur shumë, sidomos gjatë kohës që strehonte luftëtarët e UÇK-së, tashmë është nusëruar, duke zbatuar edhe një postulat domethënës të popullit, se “mos prit të kesh hajër nga ai që len gërmadhë shtëpinë e tij”.

Lexo edhe

Meta paralajmëron protesta të fuqishme: Shqiptarët po vidhen pa pushim dhe pa mëshirë

Durrës/ I mituri kapet me kanabis anglez, si e porositi me postë dhe u arrestua nga policia

Grabitja e argjendarisë në Lezhë, reagon policia: 17- vjeçari bëri sherr me pronarin dhe…

Berisha është larguar prej kullës trekatëshe që në moshën 14-vjeçare, kur filloi mësimet në shkollën e mesme në Politeknikumin Mjekësor Tiranë. Vizitat e tij në vendlindje kanë qenë të rralla, jo vetëm gjatë viteve të pluralizimit, kur  ai braktisi profesionin e kardilogut për t’u marrë me politikë, ku arriti në postet më të larta të drejtimit dhe qeverisjes së shtetit.

Kulla-e-vjeter

Gjatë vitit 1999, ajo ndërtesë u kthye në një bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke rifituar disi gjallërimin e dikurshëm. Lejen për përdorimin e saj e dha vetë Berisha që në atë kohë ishte kryetar i Partisë Demokratike në opozitë.

Për muaj me radhë ajo u përdor nga ushtarët e UÇK-së por më pas genocidi serb u shtri edhe në territorin shqiptar dhe pranë kullës së gurtë 100-vjeçare. Vetë Berisha ka deklaruar herë pas here se kullën e kanë shkatërruar predhat e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Kosovës. “Është dëmtuar sepse në luftën me Kosovën ata e kanë gjuajtur me mortaja 127 mm të cilat i ranë afër”,  ka pohuar ai.

Para dy vjetësh, Berisha vendosi të rikthehet në rrënjët e tij duke rindërtuar shtëpinë e vjetër ku ka lindur dhe ku kanë jetuar prindërit e tij, pra kulla e Zeqir Halilit në Viçidol të Tropojës.

kulla e vjeter 1

Tashmë kulla ka përfunduar sipas projektit duke ruajtur traditën e kullës së vjetër, nga një skuadër e specializuar për ndërtimin e kullave me specialistë nga Kosova.

Madje edhe në rrjetet sociale është themeluar një grup i quajtur “Kulla e Sali Berishës”.

Ja si shprehen disa prej ndjekësve të këtij grupi, në të cilin  deri më tani janë anëtarësuar me qindra  anëtarë dhe çdo ditë shtohet numri i tyre:

“Kjo kullë jo vetëm që mbart vlera historike të traditës së trevës të Malësisë së Gjakovës,
por është simboli dhe epiqendra e mobilizimit ushtarak të UÇK-së në luftën epokale ndaj pushtuesve barbar çetnik.”

 

“Në këtë kullë janë rritur e kanë jetuar  burra si Zeqir Halili, një burrë me zë, ku ia la amanet nipit të tij, Sali Berishës,ku emri dhe puna e tij të shndrit në çdo vend.”

“Në kullën e Sali Berishës  kanë qëndruar shumë luftëtarë të hershëm e të rinj të kombit shqiptar, si motorri i luftës së fundit, tigri Fadil Nimani i Rrafshit ë Dukagjinit, së bashku me  Agim Zenelin. Kjo kullë ka kujtime të paharruara të historisë së lavdishme të kombit.”

Por kulla e Sali Berishës, me nurin e saj pas rikonstruksionit, madhështinë dhe hijeshinë njëherësh, përçon dhe paradoksin e shoqërisë shqiptare në 25 vite: faktin se për shtëpinë e tij, shqiptari bën gjithçka, që ta ketë të pastër e të bukur, por tej gardhit kjo nuk ndodh. Kështu që dhe thënia popullore e cituar pak më sipër, “mos prit të kesh hajër nga ai që len gërmadhë shtëpinë e tij”, nuk vlen në raport me atë që ka ndodhur në çerek shekulli e vijon të ndodh.

kulla e re tani

Nuk ka shtëpi politikani e qeveritari që të jetë gërmadhë, por vendi që ata kanë udhëhequr dhe udhëheqin, vazhdon të jetë gërmadhë. Në rastin konkret, bukuria e Kullës së Berishës do kishte patur shumë më kuptim sikur rreth e rrotull saj, e pse jo, në të gjithë Tropojën e më tej në të gjithë Shqipërinë, të sundonte jeta e bukur, gjë që fatkeqësisht nuk ndodh.

Tesheshi.com

Të Lidhura

Meta për Ramën: Mos mendoni se artisti është patriot, për llogari të tjetërkujt ai…

Meta paralajmëron protesta të fuqishme: Shqiptarët po vidhen pa pushim dhe pa mëshirë

nga 27-shi
21:54 | 17/08/2022
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të bërë në Facebook, ka paralajmëruar protesta të fuqishme. Përmes...

Parcela me kanabis në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë dhe një serb

Durrës/ I mituri kapet me kanabis anglez, si e porositi me postë dhe u arrestua nga policia

nga 27-shi
21:28 | 17/08/2022
0

Një operacion i pazakontë është kryer ditën e sotme në plazhin e Durrësit, ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me...

Grabitja e argjendarisë në Lezhë, reagon policia: 17- vjeçari bëri sherr me pronarin dhe…

Grabitja e argjendarisë në Lezhë, reagon policia: 17- vjeçari bëri sherr me pronarin dhe…

nga 27-shi
21:22 | 17/08/2022
0

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me grabitjen në një argjendari, që ndodhi shumë afër komisariatit. Autori i grabitjes...

Zhduket 23-vjeçari në Tiranë, nëna kërkon ndihmë në polici

Ndodh në Lezhë/ Burri rreh me shufër hekuri qytetarin që i ngacmoi gruan

nga 27-shi
20:58 | 17/08/2022
0

Një person është dhunuar ditën e sotme në rrugën dytësore Lezhë-Milot pranë lagjes Gurra. Burime bëjnë me dije se një...

Para
72-vjeçari në Kuçovë akuzohet për prostitucion

Ekstradohet nga Greqia 22-vjeçari i dënuar me 8 vite burg

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjike, humbi jetën pas sherrit në Elbasan, në 1997-n viktimës i vranë edhe vëllain

Tragjike, humbi jetën pas sherrit në Elbasan, në 1997-n viktimës i vranë edhe vëllain

23:43 | 17/08/2022
Protesta e muxhahedinëve, kush janë spiunët e regjimit iranian që ende veprojnë në Shqipëri

Protesta e muxhahedinëve, kush janë spiunët e regjimit iranian që ende veprojnë në Shqipëri

23:28 | 17/08/2022
Vrau 41-vjeçarin për vendin e parkimit në Sarandë, arrestohet autori, ishte fshehur në…

Vrau 41-vjeçarin për vendin e parkimit në Sarandë, arrestohet autori, ishte fshehur në…

22:50 | 17/08/2022
Atentati mafioz në Elbasan, autorët e qëlluan viktimën teksa hipte në makinë

Atentati mafioz në Elbasan, autorët e qëlluan viktimën teksa hipte në makinë

22:27 | 17/08/2022
E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për 1 të vrarë

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për 1 të vrarë

22:06 | 17/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Tragjike, humbi jetën pas sherrit në Elbasan, në 1997-n viktimës i vranë edhe vëllain
  • Protesta e muxhahedinëve, kush janë spiunët e regjimit iranian që ende veprojnë në Shqipëri
  • Vrau 41-vjeçarin për vendin e parkimit në Sarandë, arrestohet autori, ishte fshehur në…
  • Atentati mafioz në Elbasan, autorët e qëlluan viktimën teksa hipte në makinë
  • E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, dyshohet për 1 të vrarë
  • Meta paralajmëron protesta të fuqishme: Shqiptarët po vidhen pa pushim dhe pa mëshirë

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjike, humbi jetën pas sherrit në Elbasan, në 1997-n viktimës i vranë edhe vëllain
  • Protesta e muxhahedinëve, kush janë spiunët e regjimit iranian që ende veprojnë në Shqipëri

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com