Kuksit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Emini për të marrë 3 pikët në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur i vetëm në krye të klasifikimit të kategorisë Superiore.
Vendasit zhvilluan një ndeshje të mirë, por ndaj Flamurtarit nuk rezultoi një fitore e lehtë. Pas golit të shënuar në minutën e 23 nga Emini, Flamurtari bëri përpjekje për të gjetur barazimin, por pamundur të shënonte.
Pas kësaj fitore, Kukësi ngjiten në kuotën e 31 pikëve, dy më shumë se kampionët e Skënderbeut, të cilët një ditë më parë u ndalën në një barazim pa gola në Durrës ndaj Teutës.
Luftëtari suprizon këtë javë duke fituar me rezultatin 2-3 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendase. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 2-2, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte Faife autor i golit që i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme gjirokastritëve.