Ka përfunduar ndeshja në “Zeqir Ymeri”, mes Kuksit dhe Partizanit me rezultatin 1-0.
Autori i golit, Pero Pejic arriti të zhbllokojë rezultatin e ndeshjes vetëm dy minuta nga nisja e pjesës së dytë.
Goli i kroatit i siguron fitoren pas katër humbjeve radhazi skuadrës së Kukësit ndaj Partizanit, ndërsa e ngjit në kuotën e 9 pikëve në vendin e dytë në renditje, vetëm 3 pikë nga Skënderbeu i vendit të parë.
Këtë të shtunën është luajtur një tjetër ndeshje e Superiores, ku Luftëtari siguroi fitoren e dytë në kampionat, duke mposhtur 1-0 Laçin, me një gol të shënuar nga Ramadani në minutën e katërt të shtesës.