Një 26-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga policia kufitare në doganën e Morinës pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet finlandeze me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”.
Shtetasi Bujar Fejzullahi u ndalua gjatë regjistrimit për hyrje në pikën kufitare të Morinës.
Ndaj të riut ka edhe një vendim të gjykatave finlandeze që e kanë dënuar me 1 vit e tre muaj burg për veprën e dhunimit të personit.