Kujtojmë 20 shkurtin 1991, kur bastardi i bllokmenëve ka marrë peng Shqipërinë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujtojmë 20 shkurtin 1991, kur bastardi i bllokmenëve ka marrë peng Shqipërinë!

18:44 | 20/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Sali Berisha

Ne nderojmë dhe kujtojmë 20 shkurtin e vitit 1991 në kushtet kur bastardi i bllokmenëve xhelat të shqiptarëve, Edvin Kristaq Rama, ka marrë peng Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

Në 8 vite të qeverisjes së tij ai ka bërë përpjekje monstruoze për rehabilitimin e xhelatëve të vdekur dhe të gjallë të shqiptarëve gjatë diktaturës.

Read more

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

Ai ka ngritur muze në Tiranë dhe Gjirokastër për diktatorin mizor Enver Hoxha, ka emërtuar rrugë me emrin e babait tij biologjik xhelat Kristaq Rama dhe mohuar krimet e tij.

Ai ka vendosur në krye të parlamentit të vendit Gramoz Ruçin, ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, persekutorin dhe xhelatin e martirëve të lirisë së shkurtit 1991.

Sot, 30-vjetori i triumfit të shqiptarëve mbi barbarinë! Dita e kujtesës sonë kombëtare! Si sot 30 vite më parë, ora 14:05 e datës 20 shkurt të vitit 1991, do të shënonte ngadhënjimin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, ish-njerëzve më të shtypur të kohës, mbi barbarinë dhe kultin poshtërues të Enver Hoxhës, kryexhelatit të historisë së tyre.

Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u bashkuan në Qytetin Studenti në revoltën më masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë të organizuar nga PD, sindikata të pavarura, lëvizja studentore në mbështetje të grevës së urisë së mbi 720 qytetarëve, grevë kjo e organizuar nga Partia Demokratike dhe Shoqata Studentore Shqiptare.

Më 20 shkurt të vitit 1991, uragani i lirisë i qytetarëve, i të rinjve, studentëve, të persekutuarëve, më i madhi që Shqipëria ka njohur në tërë ekzistencën e saj, do të vërshonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skënderbej dhe me një energji “nukleare”, guxim në kufijtë e legjendës do të përballej me diktaturën më të egër të Europës, mjetet e saj të dhunës dhe duke e mposhtur atë do të përmbyste në ora 14:05, shtatoren e diktatorit më mizor që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore siç do ta shpallte në pranverën e vitit 1991 në Samitin e tij të Parisit, Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Europës dhe botës!

20 shkurti 1991 është pra dita e ngadhënjimit, e çlirimit të qytetarëve shqiptar nga kulti, adhurimi i përbindëshit të historisë së tyre kombëtare, Enver Hoxhes, diktatorit që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi në plojën e luftës së klasave apo eleminoi me uri kronike, sëmundje në sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijra shqiptarë, dy herë më shumë në proporcion se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ish-komuniste të Europës të marrë se bashku përvec Bashkimit Sovjetik.

Atë dite qytetarët heronj të Tiranës që përmbysen shtatoren e diktatorit, në piedestalin e zbrazur të saj vendosën Flamurin tonë të lirë kombëtar pa yll. Flamurin e Skenderbeut.

Më 20 shkurt të vitit 1991 shqiptarët çliruan vehten e tyre nga zinxhirët e pushtimit më të egër të mendjeve, shpirtrave dinjitetit dhe lirive te tyre. Ata me zvarritjen, prerjen e kokës së shtatores së diktatorit i bënë gjyqin publik antikrishtit të historisë së tyre që i kishte shkëputur nga e gjithë bota dhe ju kishte ndaluar me kushtetute Krishtin, Muhamedin e madje edhe vet Zotin.

Por 20 shkurti është dhe dita e shembjes së busteve të gjalla, bllokmeneve hoxhist, rregjimit të tyre mizor.

Revolta cunam e 20 shkurtit te vitit 1991 detyroi Ramiz Aline te kapitulloje dhe te firmos heqjen e emrit Enver Hoxha Universitetit dhe te plotesoje te gjitha kerkesat e mbi 720 studenteve dhe pedagogeve te Universitetit te Tiranes dhe shkollave te tjera te larta te vendit te ngujuar ne greven e urise.

20 shkurti eshte gjithashtu datelindja e dyte e Partise Demokratike, e cila jo vetem organizoi dhe drejtoi me sukses, guxim dhe vendosmeri levizjen studentore dhe ate mbare popullore te Revolucionit Demokratik ne shkurtin e vitit 1991, por ajo qendroi fuqishem e pamposhtur ndaj grushtit te shtetit brenda shtetit, kurtheve dhe akteve terroriste kunder saj te Ramiz Alise dhe klikes se tij ne pushtet qe kishin si qellim hakmarres primitiv nxitjen e nje konflikti civil, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme dhe shkaterrimin e asgjesimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

Ne valen e dhunes dhe terrorit te eger te kuq kunder Partise Demokratike qe Ramiz Alia dhe PPSH organizuan ne mbare vendin me fallangat e tyre terroriste “vullnetaret e Enverit”, u ekzekutuan ato dite pa gjyqe nga fallangt e krimit ne pushtet ne rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera te vendit sportisti i njohur Artan Lenja dhe 12 qytetare te tjere dhe u plagosen me dhjetra te tjere.

Nderim përjetë martirëve të shkurtit të vitit 1991, studentëve dhe pedagogëve grevistë të urisë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që shkruan me gjakun, sakrificat, trimërinë e tyre, kapitullin më të ndritur në librin e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve!

20 shkurti 1991 si dita e ngadhenjimit te qytetareve me te shtypur, me te dhunuar me te izoluar e me te uritur te botes mbi diktaturen me çnjerezore me te eger te kohrave eshte gjithashtu dita e Kujteses tone kombetetare. Kjo eshte dita e nderimit te sakrifices, dhimbjeve, vuajtjeve te qindra e mijra burrave dhe grave, te rejave, te rinjve, femijeve dhe te moshuarve, martire qendrestar, viktima te kalvarit horror te rregjimit te kryexhelatit te shqiptareve Enver Hoxha.

Prandaj sot le te perulemi me nderimin dhe mirenjohjen tone me te thelle para te gjithe atyre qe lane rinine, endrren, te ardhmen, jeten para skuadrave te pushkatimit apo ne kampet dhe burgjet e diktatures si viktima te luftes se klasave, kundershtar te regjimit apo qe vuajten nga uria dhe vdiqen nga semundjet e saj ne sistemin skllavopronar te diktatures hoxhiste!!

Ne nderojme dhe kujtojmë 20 shkurtin e vitit 1991 në kushtet kur bastardi i bllokmenëve xhelat të shqiptarëve, Edvin Kristaq Rama, ka marrë peng Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

Në 8 vite të qeverisjes së tij ai ka bërë përpjekje monstruoze për rehabilitimin e xhelatëve të vdekur dhe të gjallë të shqiptarëve gjatë diktaturës.

Ai ka ngritur muze në Tiranë dhe Gjirokastër për diktatorin mizor Enver Hoxha, ka emërtuar rrugë me emrin e babait tij biologjik xhelat Kristaq Rama dhe mohuar krimet e tij.

Ai ka vendosur në krye të parlamentit të vendit Gramoz Ruçin, ministrin e fundit të Sigurimit të Shtetit, persekutorin dhe xhelatin e martirëve të lirisë së shkurtit 1991.

Edi Rama, njëlloj si etërit e tij mizorë, ka shkatërruar mekanizmin e votës për shqiptarët.

Ai, me lidhjet e tij të fuqishme me krimin, vjedhjet, drogën, korrupsionin, ka mbyllur dyert e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit po bën spastrimin etnik të Shqipërisë.

Ndaj dhe ky 30- vjetor është një apel i fuqishëm për mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, që nuk duan që e shkuara t’u bëhet e ardhmja e tyre e nxirë, të votojnë më 25 prill për çlirimin e Shqipërisë nga regjimi i kakistokracisë së Edvin Kristaq Ramës dhe fitoren e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Etiketa: 20 shkurti i ‘91bastardi i bllokmenëveKujtojmë 20 shkurtin 1991 kur bastardi i bllokmenëve ka marrë peng Shqipërinë!Sali Berisha

Të Lidhura

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

nga 27
10:11 | 15/03/2026
0

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

nga 27
09:57 | 15/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet një faktor shtetëror me impakt të brendshëm për tregun e naftës....

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

nga 27
09:29 | 15/03/2026
0

Ndërron jetë në spitalin e Tiranës foshnja 2 muajsh që u dërgua me urgjencë për mjekim më të specializuar për...

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

nga 27
09:09 | 15/03/2026
0

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Para
Ç’kemi? Unë quhem doktor Rryshfet… po re n’dorë time mbetesh pa brekë (film)

Ç’kemi? Unë quhem doktor Rryshfet… po re n’dorë time mbetesh pa brekë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

10:11 | 15/03/2026
Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

09:57 | 15/03/2026
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

09:29 | 15/03/2026
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

09:09 | 15/03/2026
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –

08:03 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –
  • Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –
  • Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –
  • Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –
  • Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –
  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –
  • Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com