Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu ), nën kujdesin e Papas Pjetër Lanza, zëvendës peshkopi i Lungros, në qytetin Kalabrez të Kosenxes u zhvillua manifestimi kulturor “Bukuria Arbereshe”.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin komunitetet arbrëshe, nga Piana degli Albanesi në Sicilia, Basilicata, Rrethi Arbëresh Pallagorio- Karfizi- Shen Nikolla të Krotones e të gjitha bashkitë Arbëreshe të provincës së Kosenxes. Sfilata me veshje dhe muzike tradicionale arbëreshe u zhvillua në rrugët kryesore të qyetetit të Kosenxes.