Suedia arriti të kualifikohej për në çerekfinalet e Botërorit, pasi mundi Zvicrën me rezultatin 1-0. Një autogol i Akanxhit në minutën e 66-të, ishte ai që kualifikoi një Suedi hermetike për në fazën tjetër.
Zvicra me shqiptarët e saj në fushë, provoi në shumë mënyra, por në fund nuk ia doli të shënonte qoftë edhe një gol. Kështu, në çerek finale kalon Suedia, teksa pret fituesin e çiftit Kolumbi-Angli