Kthimi i emigrantëve pranë familjeve për festat e fundvitit ka sjellë trafik në rrugët hyrëse dhe dalëse në qytetin të Fierit.
Aksi më i ngarkuar është Fier-Levan për shkak se shumë emigrantë të kthyer kanë destinacion Vlorën dhe jugun e vendit.
Drejtuesit e mjeteve u bëjnë apel autoriteteve përkatëse që të merren masa për këtë periudhë të vitit.
Drejtoria e policisë rrugore në Fier thotë se për të lehtësuar trafikun kanë shtuar kontrollet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor të cilat do të vazhdojnë edhe në ditët e vitit të ri duke mos toleruar asnjë kundravajtës.
Shefi i qarkullimit rrugor, Artan Osmani: “Jemi në shërbim të përforcuar. Po mbulojmë me shërbimet gjithë aksin kryesor në kufi me Vlorën e Tepelenën. Ka pasur ngarkesë maksimale.”