Kryesia e PD: Analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në të gjitha nivelet, raporti i plotë paraqitet brenda 10 korrikut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryesia e PD: Analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në të gjitha nivelet, raporti i plotë paraqitet brenda 10 korrikut

13:08 | 18/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryesia e PD ka venodosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.

Gjithashtu brenga 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD. Por kjo është vetëm faza e parë e analizës. Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD. Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

VENDIMI NGA KRYESIA E PD

MBI METODOLOGJINË E ANALIZËS NË NIVEL QARKU, DEGE, GRUPSEKSIONI DHE SEKSIONI PËR MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT 2021

Në mbështetje të nenit 53 të Statutit të PDSH-së, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 18/06/2021,

VENDOSI:

Analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.
Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:
a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;
b) Nënkryetarët e Degës;
c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.

Grupi i Punës dhe/ose Drejtuesi Politik i Qarkut, në funksion të realizimit me objektivitet të analizës në fazën e parë, mund të mbledhë çdo organ vendor të Partisë, që vlerësohet i nevojshëm për shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të përpunuara. Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit i paraqitet për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda datës 10 Korrik 2021.

Në përfundim të fazës së parë të analizës, Sekretariati Organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës. Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit Politik të Qarqeve dhe Degët e Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

(BalkanWeb)

Etiketa: Analizë të zgjedhjeve të 25 prillitkryesia e PDPD

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Vrasja makabre e 20 vjeçares britanike në Greqi, dyshohet se burri i saj ka “lidhje” me grabitësit

Detajet tragjike, Karolina luftoi 10 minuta për ajër në duart e të shoqit derisa u “dorëzua”

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com