Kryeqyteti europian shënon rekord, vetëm 1 i vdekur në aksident gjatë vitit 2019 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeqyteti europian shënon rekord, vetëm 1 i vdekur në aksident gjatë vitit 2019

19:06 | 04/01/2020
në Bota, Kryesore
0

Aksidentet rrugore me pasojë vdekjen në vendin tonë po kthehen në një shqetësim real, teksa jemi në ditën e 4-t të vitit 2020 dhe janë shënuar 3 viktima.

Ndërkohë që vendi ynë po shënon rekorde negative në këtë aspekt, në Norvegji plani i qeverisë për të ulur numrin e aksidenteve fatale ka rezultuar me sukses.

Oslo është kryeqyteti i vetëm në botë që për vitin 2019 ka regjistruar vetëm 1 të vdekur në aksidente rrugore. Asnjë këmbësor apo çiklist nuk ka humbur jetën! Të dhënat janë zyrtare dhe janë bërë publike nga autoritetet norvegjeze.

Read more

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Për vitin 2019, vetëm një person humbi jetën në aksident në Oslo, pasi makina e tij u përplas me një gardh.

Ulja drastike e numrit të aksidenteve në kryeqytetin norvegjez, por sidomos e përplasjeve me pasojë vdekjen, i atribuohet planit të quajtur “Vision Zero”. Iniciativa më e fundit konsiston në uljen e numrit të makinave në qendrën e qytetit. Shumë pak makina lejohen të qarkullojnë në qendër të kryeqytetit norvegjez, një nismë kjo që është zbatuar rregullisht gjatë 5 viteve të fundit. Po kështu, është ulur ndjeshëm edhe numri i parkimeve të automjeteve në qendër të Oslos. Këto vendparkime janë zëvendësuar me korsi biçikletash dhe shtim të trotuareve. Kjo ka ndikuar në uljen e trafikut në rrugët qendrore. Në shumë rrugë kryesore të Oslos ndalohet qarkullimi i makinave. Autoritetet vendore aplikuan vendosjen e tarifave dhe rritjen e çmimit të tyre për këdo që kërkonte të hynte me makinë në qendër të Oslos. Synimi ishte që deri në fund të vitit 2019, qendra e qytetit të ishte pa automjete.

Në kryeqytetin norvegjez jo vetëm që janë kufizuar shumë rrugë për qarkullimin e mjeteve, por autoritetet kanë ulur edhe kufirin e shpejtësisë. Kjo masë ka ndikuar direkt në uljen e aksidenteve me pasojë vdekjen. Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë Norvegjinë nuk ka humbur jetën në aksident asnjë fëmijë nën 16 vjeç përgjatë vitit 2019. Ndërkohë që në SHBA, nga aksidentet automobilistike humbasin jetën rreth 4 mijë fëmijë në vit. Zyrtarët norvegjezë thonë se në shumë rrugë po bëhen ndryshime që kanë të bëjnë me masat mbrojtëse ndaj studentëve apo fëmijëve që përdorin biçikletën apo ecin në këmbë. Këto ndryshime kanë të bëjnë me mbylljen e disa rrugëve gjatë orarit të shkollës.

Në shkallë vendi, Norvegjia ka regjistruar 110 aksidente me vdekje gjatë 2019-ës, popullsia e së cilës është 5.3 milionë banorë.

Nëse do ta krahasojmë me Shqipërinë, popullsia e së cilës është rreth 2.8 milionë banorë, vendi ynë shënon rekord negativ. Sipas shifrave të INSTAT, nga Janari 2019 deri në Nëntor 2019, në vendin tonë kanë humbur jetën 203 persona në aksidente, 13 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2018. /tvklan.al

Etiketa: 1 i vdekur2019aksidentet rrugorenorvegjioslo

Të Lidhura

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Para
Deportimi i mësuesit turk, Avokati i Popullit: Po e shqyrtojmë çështjen

Deportimi i mësuesit turk, Avokati i Popullit: Po e shqyrtojmë çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com