Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic ka thënë se Kosova nuk është kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Mendoj se është thënë në mënyrë të qartë nga Presidenti i PE-së, Tajani, dhe ajo është që Serbia s’ka për ta njohur Kosovën si kusht për të hyrë në BE”, ka thënë Bërnabic.
Bërnabic ka thënë se ky është një mesazh i qartë që nuk duhet të vihet në mëdyshje.
Ajo më tej ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd është përgjegjësi e politikanëve që i prijnë shtetit serb.