Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitën në Kosovë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe.
Vendimin për të anuluar vizitën, kryeminsitri serb e motivon me kushtëzimet e bëra nga Qeveria e Prishtinës.
Aleksandar Vuçiç tha se nuk do të lejonte në asnjë lloj mënyre presionin dhe cirkun e autoriteteve kosovare.
Kryeministri serb kishte parashikuar të vizitonte kompleksin e Trepçës, përpara se të mbante një tubim elektoral në Leposaviç. Qeveria e Kosovës vendosi ta lejonte këtë vizitë, por vetëm për 3 ore.