Kryeministri Rama mungoi në seancën e sotme parlamentare ku u votuan aktet nënligjore për dekriminalizimin. Rama nuk e ka dhënë kështu votën e tij për deklriminalizimin.
Aktet nënligjore u miratuan pak minuta më parë në Kuvend me 114 vota të mazhorancës dhe opozitës. Ky vendim erdhi pas dy ditësh negociata mes palëve për të mbërritur në një draft final.
Rama e ka braktisur sot seancën parlamentare për shkak të një aktiviteti partiak që zhvilloi me elektoratin në Elbasan.