Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarët dhe mbështetësit e kësaj partie në Tiranë.
Kryemadhi e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve largimi i të rinjve ishin disa nga problematika të tjera.
Kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.