Kryemadhi në SHBA: Politika ka nevojë për më shumë gra e vajza

Lexo edhe

Gjatë vizitës në SHBA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë.

Me një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shprehet se në takimin me Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosin ka diskutuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Ajo theksoi se Shqipëria ka nevojë urgjente për më shumë gra dhe vajza në politikë, që puna e tyre të përqendrohet në përmirësimin e vendit.

“Ishte kënaqësi e madhe të takoja Nancy Pelosin, Spikeren e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, dhe të bisedoja me të mbi marrëdhënien e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetarja Pelosi është një model shumë i fortë për të gjitha gratë në botë dhe veçanërisht në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë gra e vajza në politikën shqiptare, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë.Pres me padurim për të vazhduar diskutimin me një grua kaq të fuqishme për mënyrën se si duhet të fuqizojmë marrëdhënien tonë me SHBA dhe të përfitoj nga eksperienca e saj për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë”- shkruan ajo

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *