Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe aleatët e tij në koalcionin opozitar, refuzuan ftesën e Metës për t’iu bashkuar tryezës së thirrur në Kryesinë e Kuvendit për të diskutuar ndryshimet në kodin zgjedhor. Lajmin e konfirmojnë burime nga PD. I vetmi që u paraqit në Kryesinë e Kuvendit ishte kreu i PAA, Agron Duka, por edhe ky i fundit tha se shkoi vetëm për të mos i dalë nga fjala Metës. “Nuk do marr pjesë në tryezë, qëndrimi im i pandryshueshëm, do shkoj në tryezën e PD”. Ndërkohë në selinë blu, Basha zhvilloi përreth një orë takim me aleatët opozitarë, ku u i ka informuar lidhur me negociatat e zhvilluara nje dite me pare për krizën politike në vend.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...









