Ambasadori amerikan Donald Lu, u takua sot me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu për të diskutuar rreth mundësive për zgjidhjen e krizës politike. Duket se takimi me deputetë të PD-së, është një farë shmangjeje që ambasadori amerikan poi bën kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha, i cili vazhdon t’i qëndrojë ngujimit në çadër.
Një natë më parë, Majlinda Bregu deklaroi në media se shpreson që negociatori David McAllister, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të ndihmojë arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës. McAllister mbërrin të hënën më 24 prill në Tiranë ku do të ketë takime të ngjeshura me të gjithë përfaqësuesit e politikës, në mazhorancë dhe opozitë. Takimet pritet të nisin rreth prës 17: 00 për të vazhduar deri në orët e vona të së hënës.