Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi zhvilluan sot një takim me nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kursimin e energjisë elektrike.
Teksa i foli fëmijëve për krizën energjetike që ka pushtuar botën dhe për shkaqet që na sollën deri këtu, Balluku u kërkoi fëmijëve që të kursejnë energji elektrike, në mënyrë që të kontribuojnë në menaxhimin e krizës.
Balluku u tregoi fëmijëve mënyra praktike si të kursejnë energji, ndërsa u dha një shembull që ishte paska frikësues për një të mitur. Zv.kryeministrja solli shembullin e Zvicrës, një vend, i cili dënon me burg këdo që mban kondicionerin mbi 19 gradë.