Kristina dhe Luka një çift nga Shqipëria në arrati – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kristina dhe Luka një çift nga Shqipëria në arrati

15:06 | 05/01/2016
në Uncategorized
0

Ata shpresojnë thuajse të pamundurën, të drejtën e azilit në Gjermani. Janë larguar nga Shqipëria e varfër jo vetëm për nevoja ekonomike por sepse mendojnë se politika po vret  gjithnjë e më shumë shpirtra shqiptarë

Deutsche Velle

“Edhe në vendin tonë mbizotëron lufta. Ajo nuk është një luftë me bomba, por është një luftë për mbijetesë”, thonë 26 vjeçarja Kristina dhe bashkëshorti i saj 24 vjeçar Luka (emrat janë ndryshuar ngaredaksia). Për këtë arsye ata kanë ardhur në Gjermani dhe verën e vitit 2015 kanë paraqitur kërkesë për azil.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ata vijnë nga Shqipëria, një ndër vendet e varfëra në periferi të Europës, të cilin Berlini në vjeshtë e shpalli si një vend të sigurtë origjine. Një vend, qytetarët e të cilit thuajse nuk kanë asnjë shans, që t’u nijhet në Gjermani e drejta si refugjat.

Kristina dhe Luka e dinë këtë. Megjithatë ata nuk duan kurrësesi të kthehen në atdhe. “Asgjë nuk shkon si duhet në vendin tonë. Korrupsioni ka kontaminuar të gjithë vendin. Krimi i organizuar lë gjurmë anë e mbanë“, anokhen ata. “Politikanët as që e marrin mundimin, ta përmirësojnë jetën e njerëzve. Përkundrazi: ata e përkeqësojnë edhe më shumë atë duke vrarë kësisoj gjithnjë e më shumë shpirtra shqiptarë. Dita ditës. Ndaj kaq shumë njerëz marrin arratinë prej vendit tonë.”

Gati 52.000 shqiptarë aplikauan për azil më 2015

Sipas të dhënave të Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët nga janari deri në nëntor 2015 kanë paraqitur kërkesë për azil në Gjermani afro 52.000 shqiptarë – kjo shënon një rritje me rreth 645 përqind krahasuar me një vit më parë. Kësisoj shqiptarët janë të dytët në listën e aplikimeve për azil menjëherë pas Sirisë për periudhën janar – nëntor 2015.

“Me çfarë të jetoj në Shqipëri? Atje merrja vetëm 80 Euro në muaj “, thotë Kristina, e cila ka punuar në një Callcenter. Ajo ka studiuar për anglisht, por nuk mund të gjente punë tjetër më të mirë. “Ndërsa unë kisha një punë me orë të plota si barist. Rrogën e kisha 180 Euro në muaj”, tregon Luka, që ka studiuar shkencat sportive. “Ne nuk kishim lidhje dhe as rrjet miqsh. Nuk mund të jepnim as ryshfet, sepse s’kishim para. Për këtë arsye nuk kishim asnjë shans të gjenim punë në profesionin tonë “, thonë të rinjtë shqiptarë, që ndërkohë banojnë bashkë me 80 të arratisur të tjerë nga vende të ndryshme në strehimore të improvizuar në një shkollë, në një qytet të madh në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë.

Nuk është vetëm varfëria që i ka detyruar ata ta braktisin atdheun. “Luka është me origjinë malazeze. Familja ime nuk i pranon ata që janë nga ish-Jugosllavia. Edhe fakti që ai është dy vjet më i ri se unë përbën problem për familjen. Si rrjedhojë ne u martuam në fshehtësi dhe u arratisëm“, tregon Kristina.

“Më e mira në Gjermani janë njerëzit”

Dy të rinjtë shqiptarë presin një t’u lindë fëmija i parë në shkurt. Luka shpreson, që ata nuk do t’i kthejnë deri atëherë dhe që fëmija të lindë në Gjermani. Në Shqipëri sistemi i shëndetësisë është „katastrofik“ dhe pajisjet nëpër spitale janë të mjerueshme. Një përkujdesje të mirë mjekësore mund ta shpresosh vetëm në rast se u jep mjekëve dhe infermiereve dhurata të kushtueshme, ankohet ai.

Në dhomën e tyre prej dhjetë metrash katrorë në strehimoren provizore në Gjermani ndodhen ndërkohë shumë çanta me sende për bebe: këto janë donacione që i kanë mbledhur ndihmësit vullnetarë për çiftin e ri. “Më e mira në këtë vend janë njerëzit. Unë nuk e kisha menduar kurrë, që gjermanët janë kaq të përzermërt dhe të gatshëm për të ndihmuar“, thotë Kristina.

Ajo dhe Luka janë të vetmit shqiptarë në këtë strehimore – dhe e vetmja familje. Rreth 80 personat e tjerë janë sirianë, ose të paktën paraqiten si të tillë, thotë Luka: “Shumë prej tyre vijnë nga vende të tjera. Por ata japin si vend origjine Sirinë, sepse në rast të kundërt kanë pak shanse për t’u pranuar të qendrojnë këtu.” Jeta e përditshme nuk është e lehtë: atyre u duhet ta ndajnë një furrë me dy vende gatimi me 80 persona të tjerë. Përveç kësaj është përhapur fjala, se në strehimore ka edhe vjedhje.

Shqipëria – një vend i sigurtë origjine?

Ndërsa në Gjermani janë pranuar vetëm rreth 0,2 përqind e azilkërkuesve nga Shqipëria, perspektivat e tyre për azil në vende të tjera europiano-perëndimore janë më të mira. Italia vitin e kaluar u ka njohur azilin gjysmës së shqiptarëve, që kanë aplikuar atje, në Francë janë pranuar gati 10 përqind e tyre dhe në Zvicër rreth 12 përqind.

Përse çifti i ri ka ardhur pikërisht në Gjermani? “Në Itali ndërkohë është e vështirë të gjesh punë, për shkak të gjendjes së keqe ekonomike. Në Britaninë e Madhe ne nuk mund të udhëtojmë pa viza. Disa shqiptarë sigurojnë ndonjë pasaportë italiane falso për të udhëtuar për në Britaninë e Madhe. Kjo pasaportë kushton rreth 5000 Euro. Ne nuk kemi kaq shumë para“, thotë Luka.

Kristina e vlerëson shumë, që kancelarja gjermane Angela Merkel “i ka hapur dyert e Gjermanisë për sirianët”. Megjithatë, thotë ajo, ajo duhet të mendojë edhe për refugjatët nga Ballkani, sepse Shqipëria në asnjë mënyrë nuk është një vend i sigurtë origjine: “askush nuk e braktis atdheun pa arsye. Ne duam thejshtë të jetojmë të sigurtë, të punojmë legalisht dhe të mund të kujdesemi për fëmijën tonë. A është shumë kjo që kërkojmë? ”

Deutschland Asyl Albanisches Ehepaar

“Shpresa vdes e fundit”

Që nga 1 janari shtetasit shqiptarë lejohen të ndjekin kurse kualifikimi apo të punojnë në Gjermani, nëse ata kanë një ofertë zyrtare pune dhe nëse gjatë 24 muajve të fundit nuk kanë marrë ndihma sociale si azilkërkues në Gjermani. Ky rregull vlen edhe për shtetasit nga Bosnje-Hercegoivna, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Por prej kësaj nuk shpresojnë shumë Kristina dhe Luka: “Për ne është pothuajse e paumundur, të gjejmë një punë në Gjermani. Për këtë duhet të zotërosh mirë gjuhën gjermane dhe të kalosh edhe një provim përkatës, gjë që e vështirëon edhe më shumë të tërën”. Gjithashtu aplikimi për punë në këto kushte është i pamundur në Gjermani, duhet të kthehesh në Shqiëpri dhe të aplikosh që atje. “në s’na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë, që nuk do të na kthejnë“, thotë Kristina. Edhe pse kjo nuk duket aspak realiste: “Shpresa vdes e fundit.”

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
PD: Rama dha pa garë projektin për H/Centralin e Skavicës

PD: Rama dha pa garë projektin për H/Centralin e Skavicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com