“Në këtë ditë të veçantë, ditë të shenjtë , ditë të shpresës dëshiroj që të përciel urimet më të mira, gezuar Krishtlindjet për të gjithë besimtarët e krishterë, për të gjithë shqiptarët, për më shumë lumturi, më shumë besim , më shumë shpresë edhe më shumë begati”
Kështu ka uruar Presidenti Bujar Nishani besimtarët e krishterë dhe jo vetëm me rastin e festës së Kristlindjes.
Gjithashtu Nishani nga Kisha Ortodokse Autuqefale ku ishte i pranishëm shprehu vlerësimin e tij për kryepeshkopin Anastas, si dhe falenderoi kishën për rolin promovues të paqes dhe jo të urrejtes.