Krishtilindjet/ Një hoxhë dhe një murgeshë ndihmojnë së bashku familjet në nevojë (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krishtilindjet/ Një hoxhë dhe një murgeshë ndihmojnë së bashku familjet në nevojë (film)

15:45 | 25/12/2020
në Kryesore
0

Një hoxhë mysliman dhe një murgeshë katolike në një qytet në perëndim të Kosovës bashkuan forcat për të ndihmuar familjet në nevojë. Ata po ndihmojnë grupet që ndodhen në vështirësi financiare nga papunësia dhe ndikimi i pandemisë në ekonomi.

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në jetët e shumë familjeve të varfra, por njëkohësisht bëri që njerëz të besimeve të ndryshme fetare të bashkohen për të ndihmuar ata që janë në nevojë.

Hoxhë Abdurrahman Bejtullahu drejton organizatën “Bereqeti” në Gjakovë, një organizatë jo-qeveritare myslimane.

Read more

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Zoti Bejtullahu dhe stafi i tij kanë bashkërenduar aktivitetet me murgeshat katolike të Urdhërit të Motrave të Shën Vlashit për të ndihmuar banorët në vështirësi financiare.

Ata kanë mbledhur majftueshëm para për të ndihmuar 40 familje me pako ushqimore dhe mjete higjenike në fshatin Bec.

Ndihma në prag të festës së Krishtlindjes është aksioni i dytë gjatë pandemisë.

Imami Bejtullahu sjell ndihmat tek “Shtëpia e Paqes”, qendra që drejtohet nga murgeshat dhe që ndihmon fëmijët e familjeve të varfëra.

Nga aty, Hoxha dhe murgesha katolike Mariza Jozes, i shpërndajnë tek familjet nevojtare.

“Me ndihmnën e personave vullnetmirë në Gjakovë, Kosovë dhe diasporë kemi vendosur të përgatisim 40 pako ushqimore, secila në vlerë prej 35 eurosh. Kjo pas kërkesës së murgeshave që kujdesen për fëmijët e varfër në Shtëpinë e Paqes. Duke marrë parasyshë kohën e vështirë nëpër të cilën po kalojmë, pakot ushqimore janë përgatitur për të ndihmuar një numër të vogël njerëz, që këto familje të kenë fundvit të mirë”, thotë imami Bejtullahu.

Baki Azemi, një fermer lokal, është njëri nga përfituesit.

Hoxha dhe murgesha u zotuan se kur pandemia të merr fund, ata do të angazhohen për të ndihmuar atë në ndërtimin e një shtëpie.

“Në këtë kohë pandemie, kohë papunësie, njerëzit dhe familjet jetojnë në një situatë kritike. Prandaj vendosëm që me ndihmën e Zotit dhe të atyre njerëzve që na ndihmojnë, imami dhe persona tjerë vullnetmirë, të mundohemi të ndihmojmë dike, t’ia zgjasim dorën dikujt gjatë kësaj periudhe”, thotë murgesha katolike Mariza Jozes.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në Kosovë, në gjysmën e dytë të vitit papunësia është rritur nga 25 në 27.2 për qind.

Në një raport të publikuar në qershor nga Instituti GAP, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian, theksohet ndikimi i pandemisë në rritjen e papunësisë.

/Zëri i Amerikës/

Etiketa: hoxheKrishtilindjetKrishtilindjet/ Një hoxhë dhe një murgeshë ndihmojnë së bashku familjet në nevojëMariza JozesmurgeshePandemiaShtëpia e Paqes

Të Lidhura

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

nga 27
09:29 | 03/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Para
Stadiumin në Serbi e quajnë “Gjergj Kastrioti”, lumë komentesh në rrjetet sociale. Pritet reagimi i mikut të madh të Serbisë

Stadiumin në Serbi e quajnë “Gjergj Kastrioti”, lumë komentesh në rrjetet sociale. Pritet reagimi i mikut të madh të Serbisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com